Bllokohen 2.5 kv ushqime të skaduara
ELBASAN - Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Elbasan bllokon 2.5 kv ushqime të skaduara.
Bllokimi i sasisë së ushqimeve, të cilat janë asgjësuar më pas ka ardhur pas një kontrolli të disa grupeve pune të ngritura nga kjo drejtori për të vëzhguar të gjitha stabilimentet e prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore si dhe pikat e tregtimit, në prag të stinës së verës. Drejtori i DRBUMK, Shkëlqim Elezi, ka pohuar se “në të gjitha subjektet prodhuese po ushtrohen kontrolle të rrepta me synime të caktuara, siç janë afati i skadencave të prodhimit, pajisja me leje teknologjike, ambalazhimi etj”. Sipas tij, grupet e punës janë fokusuar te punishtet e prodhimeve me origjinë shtazore, të cilat përbëjnë rrezik për konsumatorin, sidomos në stinën e verës. Deri tani inspektorët kanë kryer afro 200 kontrolle, duke bllokuar 2.5 kv mallra ushqimore të ndryshme, të cilave u kishte skaduar afati i përdorimit. Sipas Elezit, vetëm në muajin prill e në vazhdim të muajit maj, në laboratorët e kësaj drejtorie janë kryer 112 analiza mostrash të ndryshme mallrash ushqimorë, para se ato të futeshin në tregjet e Elbasanit e më gjerë. Mallrat e sekuestruara kryesisht kanë qenë të llojeve të ambalazhuara në të cilat inspektorët e kontrollit kanë saktësuar datën e prodhimit dhe atë të skadencës. Kontrollet do të vijojnë me qëllim që komuniteti të konsumojë mallrat të kontrolluara dhe me cilësi. a.k