QSU, 300 pacientë futen në thikë pa qenë nevoja
Në spitalet tona mund të përfundosh në sallën e operacionit dhe atëherë kur nuk është nevoja.
ZIRINA LLAMBRO
Çdo vit këtë fat e kanë rreth 300 pacientë vetëm në spitalin “Nënë Tereza”. Kjo sipas statistikave që disponon ky spital. Gjithçka funksionon fare thjesht. I sëmuri mund të diagnostikohet me aparaturat përkatëse pa shkuar në thikë. Por ose ato mungojnë, ose mjekët për të marrë “tarifën” e ndërhyrjes e çojnë vetë ujin në mullirin e tyre. Nga të dhënat rezulton se, eksplorimi me trup të hapur që në gjuhën mjekësore quhet “laparatomi eksplorative”, kryhet më shpesh në spitalin Onkologjik, por prapa tij nuk janë as klinikat e tjera kirurgjikale. Sipas mjekëve kirurgë, hapja e mbyllja e trupit pa kryer ndërhyrje kirurgjikale në vendin tonë justifikohet pasi aparaturat diagnostikuese janë përtokë. Por ndërkaq nën zë nga bluzat e bardha pranohet edhe një tjetër fakt. Nëse futesh në sallën e operacioni duhet të paguash, e nuk janë të pakta rastet pse mjekët kërkojnë me insistim kur diagnoza nuk gjendet që të bëhet eksplorimi i trupit.
Mungesa e aparaturave
Në spitalin Onkologjik në rreth 400 raste të reja me tumore të barkut për gjetjen e rreth 50% të rasteve, pacientëve që dyshohen u hapet trupi. Këtë siklet mund ta kalojnë edhe persona që nuk janë të prekur nga ndonjë tumor. Në vendet e tjera kjo ndërhyrje është minimizuar prej kohësh në masën 8%. Aparaturat diagnostikuese arrijnë të tregojnë nëse i sëmuri ka apo jo kancer pa qenë e nevojshme t’i hapet trupi. Por këto aparatura nuk ekzistojnë. Në të gjithë vendin ka vetëm një lapraoskop, i cili futet në organizëm dhe me anë të dritave arrin të dallojë tumorin dhe të marrë biopsinë. Në spital kjo aparaturë në pjesën më të madhe të kohës nuk funksionon siç duhet. Por ndërkaq sipas mjekëve, ka raste të tjera kur tumori dyshohet se është i fshehur në organe si mëlçia, apo stomaku dhe për t’u siguruar, edhe pse skaneri mund të nxjerrë një diagnozë të përkohshme, është e domosdoshme të bëhet hapja e trupit për të marrë biopsinë. Kjo, pasi masa që duket në skaner mund të mos jetë tumorale. Por përkundër këtyre mungesave, për të cilat pacientët nuk kanë asnjë faj, mbi kurrizin e tyre bie përballimi i një narkoze të kotë e futja në thikë pa asnjë rezultat.
QSU, brenda spitalit vdesin 50 pacientë në muaj
Mesatarisht në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet vdesin 50 persona në muaj. Kjo, sipas statistikave vjetore të këtij spitali. Por një tjetër alarm ngrihet nga bluzat e bardha. Nga të dhënat për 2007-ën rezulton se, për një vit është rritur me 5% numri i personave të prekur nga tumoret. Numri total i të shtruarve vetëm për vitin e shkuar arrin në 12.890 persona. Diagnoza e sëmundjes kapërcen me 3 herë shifrat për sëmundjet e tjera më të shpeshta në spital. Rritje ka pësuar edhe numri i vdekjeve nga zemra. Ndërkaq ditëqëndrimi mesatar në QSU është rreth 7 ditë, ndërsa totali i vdekjeve brenda spitalit arrin në 658 persona. Të pakta në numër janë operacionet e rëndësishme, ndërkohë që ato të dorës së dytë rriten nga viti në vit.