E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, projekt qeveritar për të “burgosur” emigrantët

Italia ka vendosur të “burgosë” emigrantët në disa qendra të posaçme deri në 18 muaj, për të vërtetuar se cilët janë legalë dhe cilët jo dhe për të dhënë ekspulsion për ilegalët. 

 Qeveria e re e Silvio Berluskonit po shqetëson Evropën, se nismat e saj anti-emigracionit të krahut të djathtë po shfaqin rrymë racizmi. Një gazetë britanike e ka quajtur bashkiakun e ri të Romës, Gianni Alemanno, si “Duçja i ri”. Sipas agjencisë së lajmeve, “Reuters”, analistët politikë kanë ngritur pyetjen nëse kjo do të jetë vetëm një fazë kalimtare apo politika e re italiane po hyn në një debat të fortë konstruktiv. Sulme shokuese në kampet e romëve dhe dyqanet Bengali kanë provokuar reagime nga Parlamenti evropian, grupet e të drejtave të njeriut, agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara dhe partnerë individualë të BE-së si Spanja dhe Rumania, se Italia është në rrezik të një vale racizmi. Prania  e ministrit nga liga e veriut, anti-emigracionit kanë ngritur shqetësime.
“Nuk jemi racistë”
Ministri i Brendshëm italian Maroni ka dënuar dhunën, por ka sugjeruar se sulmet mund të jenë provokuar edhe mes vetë emigrantëve. “Italia nuk është një vend racist”, ka deklaruar ai në një gazetë. “Episode si këto ndonjëherë janë të pasuara nga krime të kryera nga emigrantët ilegalë: Romë që kanë vrarë fëmijë të porsalindur, krime seksuale nga rumunët, etj”, u shpreh profesori i historisë, Donald Sassoon, duke shtuar se komentet ndikohen nga e kaluara e vështirë fashiste e Italisë dhe thuhet se: “Epo italianët kanë fashizmin në ADN”. Sassoon tha për “Reuters”, se shumë vende të tjera evropiane kanë një përqindje raciste që përbëjnë rreth 20 për qind të votuesve. “Ndryshimi është se në Itali ata janë në fuqi”, theksoi ai.
Grupe ndërministrore
Një grup pune institucional ndërmjet ministrive italiane të Brendshme dhe të Mbrojtjes do të procedojë me përcaktimin e përzgjedhjen e vendeve që do të vlerësohen si të përshtatshme për t’u transformuar në qendra të reja identifikimi dhe ekspulsioni (Cei), ish-Cpt. Ky ishte vendimi i ministrit të Brendshëm italian, Roberto Maroni dhe ministrit të Mbrojtjes, Ignazio la Russa, të cilët janë takuar dje dhe kanë njoftuar se ka shumë mundësi që për këtë projekt të përdoren struktura ushtarake që nuk janë më në përdorim. Gjatë takimit ka pasur një përputhshmëri të plotë në masat e fundit legjislative për sigurinë, të cilat janë pjesë e paketës së sigurimit dhe mbi domosdoshmërinë për të përcaktuar qendra të reja identifikimi dhe ekspulsioni. Kështu është vendosur të formohet një grup pune mes dy ministrive italiane, të Brendshmes dhe të Mbrojtjes, që do të procedojë me përcaktimin e vendeve më të përshtatshme për t’u shndërruar në strukturat e reja. Ndërkohë, projektligji mbi sigurinë i miratuar të mërkurën e kaluar nga Cdm ka mbërritur tashmë në Pallatin Madama të Senatit. Këtë e ka njoftuar në hapje të seancës p-presidenti i Senatit, Renato Schifani. Komisioni për Çështjet Kushtetuese do të votojë sot pasdite mbi këtë ligj dhe do të nisë ekzaminimin e meritave në komisionin e Çështjeve Kushtetuese dhe Drejtësisë. Raportuesit e vendimit do të jenë presidentët e të dy komisioneve, Carlo Vizzini dhe Filippo Berselli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›