E Diel, 1 Nëntor 2026

Inaugurohet ambulanca në Petrelë

Në komunën e Petrelës, rreth 15 km nga Tirana, u inaugurua dje një qendër e re shëndetësore, e cila do të ofrojë shërbim parësor për 2 mijë banorët e kësaj zone. 

Rikonstruksioni i qendrës shëndetësore në Petrelë, që u përurua nga ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, u mundësua nga zbatimi i projektit me fondacionin ADRA në Shqipëri, me vlerë 50 mijë euro. “Për këtë vit janë planifikuar investime me vlerë 480 milionë lekë, me të cilat do të ndërtohen 217 qendra shëndetësore në shkallë vendi”, deklaroi Ndoka, sipas të cilit, vetëm në qarkun e Tiranës do të investohen 26 milionë e 520 mijë lekë për ndërtimin e 9 qendrave shëndetësore moderne, të ngjashme me qendrën shëndetësore  në Petrelë, që ka në përbërjen e saj një staf prej tre mjekësh, puna e të cilëve do të kryhet përmes pajisjeve bashkëkohore mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›