“Eagle Mobile” hedh në treg shërbime të reja
Pas një pune gjigante për mbulimin e Shqipërisë me sinjal brenda pak muajsh, në një kohë rekord, kompania më e re celulare “Eagle Mobile” ka promovuar së fundi programin e tarifave ProRing Corporate.
Ky program sjell risi në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Krahas tarifave shumë të favorshme të komunikimit në krahasim me të tjerët, kompania i ofron kategorisë “Biznes” mundësinë jo vetëm për të komunikuar falas brenda këtyre kompanive, por ç’është më e rëndësishmja, u jep mundësinë e komunikimit falas edhe me bashkëpunëtorët e tyre të biznesit, në kompanitë e tjera pjesë e këtij ringu të madh, që po krijohet dhe po shtohet dita-ditës. “Eagle Mobile”, u ofron mundësi komunikimi me tarifat më të favorshme në treg, jo vetëm këtyre kompanive apo anëtarëve të tyre, por edhe familjarëve, miqve dhe shokëve të tyre duke përfituar nga programet ProRing 30, ProRing 60 dhe ProRing 600. Këto programe do të bëjnë të mundur rritjen e kësaj familjeje të madhe “ProRing” dhe do të lehtësojnë së tepërmi komunikimin midis tyre. Gjithashtu, të gjithë anëtarët e kësaj familjeje të madhe do të komunikojnë me tarifa jashtëzakonisht të favorshme edhe me abonentët e tjerë “Eagle Mobile” jo pjesëtarë të ProRing apo edhe me abonentët e rrjeteve të tjera. Gjithashtu, falë shërbimeve të ofruara nga kjo kompani, lidhja e internetit me teknologjinë e fundit EDGE do t’u japë zgjidhje kërkesave të klientëve për lidhje me rrjetin, shkëmbimin e të dhënave, kontrollimin e postës elektronike etj. Klientët mund të navigojnë në dy formate, atë për celularë WAP dhe atë për hyrje normale WEB.