E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivitet për birësimin e fëmijëve

 

Sensibilizimi i shoqërisë shqiptare për procesin e birësimit të fëmijëve jetimë. Ky ishte objekti i aktivitetit të zhvilluar dje  në Tiranë nga Komiteti Shqiptar i Birësimeve. Në këtë aktivitet  ishin të pranishëm Zonja e Parë, Teuta Topi, Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, zëvendësministria e Punës, Marjeta Pronari si dhe përfaqësues të organizmave që kujdesen për integrimin e fëmijëve jetimë. Sipas Drejtoreshës së Komitetit Shqiptar të Birësimeve, Teuta Gjokrushi, numri i birësimeve brenda dhe jashtë vendit në vitin 2008 është 60 të tilla. "Ndërkohë, ka një fluks të njerëzve që kërkojnë të birësojnë fëmijë të braktisur, prandaj është i domosdoshëm ridimensionimi i këtij procesi", u shpreh Gjokrushi. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ofroi bashkëpunimin e institucionit që drejton për përmirësimin e kuadrit ligjor, në mënyrë që këta fëmijë të kenë një familje si të gjithë fëmijët e tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›