Në treg shërbimi i ri Vodafone Mini Call
Në këtë prag fundviti, Vodafone Albania bëhet i pari operator celular që do t'i mundësojë të gjithë klientëve të saj shërbimin e ri Vodafone Mini Call. Përmes këtij shërbimi, të gjithë klientët e kësaj kompanie do të kenë mundësi të krijojnë një mesazh zanor dhe t'ia dërgojnë atë palës marrëse. Klientët e kësaj kompanie duhet vetëm të telefonojnë duke shtuar një yll "*" para numrit të cilit do i dërgoni mesazhin tuaj zanor, p.sh. *069xxxxxxx. Duke shtypur "*" numrin e abonentit dhe duke regjistruar mesazhin tuaj zanor, klientët kanë mundësi t'ia dërgojnë këtë mesazh zanor numrit të preferuar. Marrësi (Pala B) do të njoftohet me një mesazh të shkurtër (SMS) për çdo mesazh zanor të ri që do të mbërrijë në inbox-in e tij. Pa dyshim që klientët Vodafone do të mund të përfitojnë nga ky shërbim i ri, i cili ofrohet me po të njëjtën tarifë dërgimi si një sms normale me 20 lekë (TVSH përfshirë). Ky shërbim do të jetë në avantazhin e klientëve me parapagesë dhe me kontratë, dhe vetëm brenda rrjetit Vodafone.