Caktohen standardet për spitalet
Përcaktohen standardet për 5 fusha të shërbimeve shëndetësore. Qendra Kombëtare e Standardeve, Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore ka dorëzuar tashmë në Ministrisë e Shëndetësisë paketat përkatëse. "Standardet për akreditimin e institucioneve tona shëndetësore janë përcaktuar tashmë në shërbimin spitalor, farmaceutik, stomatologjik, në kujdesin parësor dhe në laboratorët mjekësorë", sqaron QKCSA. Sipas drejtuesve të saj, standardet rrisin performancën e shërbimit mjekësor, kompetencën profesionale si dhe promovojnë praktikën më të mirë klinike. Ata nënvizuan se në bazë të këtyre kritereve i jepet mundësi zgjedhjeje Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe konsumatorit. Partnerët e përfshirë në hartimin e tyre janë Ministria e Shëndetësisë.