E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brokaj-Zeqo, ish-themelues të PS-së

 

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka mandatuar pak ditë më parë nënkryetarin e LSI-së, Sabit Brokaj, të kontaktojë me personalitetet e njohura të Partisë Socialiste, të cilët kanë një peshë të madhe me mendimet dhe sugjerimet e tyre në politikën e të majtës. "Unë jam sot këtu edhe me Prof. Sabit Brokaj, një nga themeluesit e Partisë Socialiste dhe nga kontribuesit më të spikatur të së majtës gjatë gjithë këtyre 18 viteve të pluralizmit dhe të demokracisë, duke pasur besim edhe tek angazhimi i tij tepër i sinqertë dhe parimor, për të kontribuar në krijimin e një klime, e cila do të sillte një takim dhe do të rivendoste një dialog mes dy forcave të rëndësishme politike në vend, PS dhe LSI-së", tha Meta. Por në këtë ndërmarrje është përfshirë edhe një tjetër "veteran" i PS-së, i cili bashkë me Brokajn kanë qenë në pikënisjen e PS në vitin 1991. Shkrimtari dhe historiani Moikom Zeqo është angazhuar si përpjekje e fundit dje bashkë me figura të tjera të PS-së, për të kontribuar në arritjen e një bashkëpunimi mes PS dhe LSI.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›