E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivitete kundër dhunës në familje

Në kuadër të ditëve botërore kundër dhunës ndaj gruas nën kujdesin e zonjës së parë Teuta Topi, Ministria e punës cështjeve sociale dhe shanseve të barabarta organizoi një takim me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale të Tiranës. Në këtë takim mernin pjesë dhe zëvendës ministria Marieta Zace gjithashtu dhe përfaqësuesja e OKB në Shqipëri Gulden Cosslett si dhe Iris Luarasi si përfaqësuese e shoqërisë civile. Dhuna në familje vitit e fundit konstatohet të jetë rritur vazhdimisht dhe opinioni public duhet të reagojë në mënyrë emergjente per këtë fakt. Kjo ishte dhe qëllimi i këtij takimi. Ajo cka lind si detyrë është të sensibilizohet dhe mbi të gjitha të denoncohen rastet e dhunës. Ekszistojnë qëndra të posacme, të cilat si bazën e tyre kanë jo vetëm luftën kundër dhunës në familje, porn ë rast të vecantë rehabilitimin e personave të dhunuar. Duke qënë se takimi përqëndrohej tek dhuna ndaj gruas, faktet sot janë tronditëse. Puna që duhet bërë është e madhe dhe për këtë kërkohet dhe ndihkma e brezit të ri, studentëve si e ardhmja e këtyre proceseve integruese. Zhdukja dhe fshirja nga realiteti shqiptar i dhunës ndaj grave mbetet një nga sfidat më serioze. Një grua e lirë, e pavarur ideologjikisht, ekonomikisht është një burim i shëndetshëm i qetësisë dhe zhvillimit, jo vetëm shoqëror, por dhe atë familjar dhe social. Në këtë sens të gjithë bashkë, shoqeria civile, qeveria, ministria e punes dhe ceshtjeve sociale, organizatat jo qeveritare dhe sidomos brezi i ri, duhet të punojë që jo vetëm të sensibilizohet opinioni publik, por të denoncojë me tone të larta dhunën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›