E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Është koha që qeveria t’i raportojë Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se është koha që qeveria t’i raportojë Kuvendit për marrëveshjet e arritura mes Serbisë dhe Kosovës, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Krasniqi ka thënë se deputetët duhet të informohen në detaje për lidhur me marrëveshjen për përfaqësim rajonal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë Kryesia e Kuvendit, ka debatuar edhe për kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, për debat parlamentar lidhur me marrëveshjen për përfaqësim rajonal të Republikës së Kosovës.

Peticioni prej 15 mijë nënshkrimesh të qytetarëve të Kosovës lidhur me këtë çështje, të cilin e ka sjellë Lëvizja Vetëvendosje, i është dorëzuar komisionit përkatës parlamentar për shqyrtim.

(ar.si/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›