E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktiviteti i paligjshëm, pranga 22 kambistëve, në hetim edhe 32 të tjerë



Luan Kondi

TIRANË - Policia e Shtetit arrestoi pas operacionit të koduar “Valuta” 22 kambistë në të gjithë vendin, pasi ushtronin aktivitet të paligjshëm, ndërkohë që u sekuestrua një shumë prej 6,1 milionë lekësh, 28 mijë euro dhe 14500 dollarë.
Operacioni
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë informuan se gjatë këtij operacioni, i cili u zhvillua në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Brendshëm “Për ndalimin e tregut të palicencuar valutor”, u arrestuan në flagrancë 22 kambistë, ndërsa 32 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Policia e Shtetit konfirmoi se nga 22 kambistët e arrestuar 3 në territorin e qarkut Tiranë, 4 në Durrës, 1 në Shkodër, 6 në Korçë, 2 në Kukës, 2 në Berat, 1 në Dibër, 1 në Lezhë dhe 2 në Gjirokastër.
Rrethet
Pesë persona nga qarku i Elbasanit janë vënë në hetim në gjendje të lirë pasi janë kapur duke kryer aktivitet të paligjshëm të këmbimit valutor. Burime të policisë bënë të ditur të mërkurën për gazetën se “nën hetim janë shtetasit H. Dika, 57 vjeç, M. Imeraj, 45 vjeç, D. Azizolli, 53 vjeç, G.Narta, 36 vjeç, të katër nga Elbasani dhe Naim Qoshku, 46 vjeç, nga Cërriku". Të njëjtat burime thanë se 5 personat u kapën mbrëmjen e kaluar, gjatë një kontrolli të policisë së qarkut të Elbasanit që u shtri në rrethet Librazhd, Peqin, Gramsh dhe Elbasan. Mbi ta rëndon akuza për ushtrim këmbimi valutor pa licencë, parashikuar nga neni 90 i ligjit “Për bankat e Republikës së Shqipërisë”. Në kuadër të operacionit “Valuta”, organizuar edhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë në bashkëpunim dhe me Komisariatet, Lezhë, Kurbin, Mirditë, u bë e mundur kapja në flagrance e disa shtetasve që po ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor të palicencuar. Gjatë këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. Uku, 38 vjeç, banues ne qytetin e Lezhës, të cilit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme parash që i përdorte për këmbim valutor. Gjithashtu u kapën në flagrancë shtetasi N. Baboçi, 51 vjeç, banues në qytetin e Laçit, të cilit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 83.300 lekë, dhe shtetasi D. Ndreka, 48 vjeç, lindur dhe banues ne qytetin e Rubikut, të cilit iu sekuestruan 63 mijë lekë. Operacioni “Valuta” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Box

Lista

Durrës

Janë arrestuar kambistët

1- R. Copa, 62 vjeç

2- V. Vasypi, 52 vjeç

3- F. Sulejmani, 62 vjeç

4- L. Hidri, 48 vjeç

Hetim në gjendje të lirë

1- N. Hamiti, 43 vjeç

2- F. Gjuzi, 39 vjeç

3- H. Copa, 56 vjeç

4- P. Risto, 64 vjeç

5- Q. Halili, 49 vjeç

6- B. Lamaj, 49 vjeç

Elbasan

1- H. Dika, 57 vjeç

2- M. Imeraj, 45 vjeç

3- D. Azizolli, 53 vjeç

4- G. Narta, 36 vjeç,

5- N. Qoshku, 46 vjeç

Lezhë

1- Y. Uku, 38 vjeç

Laç

1- N. Baboçi, 51 vjeç

Mirditë

1- D. Ndreka, 48 vjeç

26 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›