E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e Gjelbra Europiane: “Elbasani, katastrofë ekologjike”



ELBASAN – Përfaqësuesit e Brukselit japin alarmin për gjendjen mjedisore në qytetin e Elbasanit. “Elbasani nuk është vetëm i juaji, por është edhe i qytetarëve të tjerë europianë. Kjo situatë katastrofike ekologjike që të bën për të qarë duhet të frenohet sa më shpejt”, - me këto fjalë iu është drejtuar autoriteteve vendore të këtij qyteti eurodeputeti Harry Vassallo, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së Partive të Gjelbra Europiane. Vassallo dhe një delegacion zyrtar i kryesisë së Partive të Gjelbra Europiane vizitoi në mesjavë qytetin e Elbasanit, ku kanë shprehur shqetësimin për situatën e rënduar mjedisore për të cilën, sipas tyre, nuk ka nevojë që të vendosen aparatura matëse pasi gjithçka duket fare qartë kur kalon përgjatë rrugës në zbritje nga Qafë Krraba për në drejtim të zonës industriale. Përfaqësuesit e spektrit politik të të Gjelbërve janë shprehur të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre. Delegacioni zyrtar i kryesisë së Partive të Gjelbra Europiane ka sugjeruar edhe një plan masash që duhet të ndërmerret nga ana e strukturave shtetërore për përmirësimin e gjendjes aktuale mjedisore.

26 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›