Aktorë e dashamirës mblidhen në një aktivitet të organizuar në Teatrin Kombëtar
Në ambientet e Teatrit Kombëtar në Tiranë, dje paradite është organizuar një takim kushtuar aktorit, "Artistit të Merituar" Mihal Popit. "Mihal Popi in Memoriam" nën këtë moto në sallën e teatrit, janë mbledhur miq e të ftuar, aktorë e dashamirës të cilët kanë kujtuar aktorin me rastin e 100-vjetorit të lindjes.
Për drejtorin e Teatrit Kombëtar ka thënë se Mihal Popi ka lënë gjurmë të forta në historinë e teatrit. "Ai ka interpretuar çdo rol që i është besuar në mënyrë brilante", tha Skrami, i cili ndër të tjera shtoi Popi ishte një art në vete. Ndërkaq, për aktoren e madhe të skenës, Drita Pelinku, aktori Mihal Popi është një nga themeluesit e teatrit të shtetit në vitin 1945. "Mihal Popi ishte një rast i veçantë për artin shqiptar, ai ishte një talent i lindur dhe një ndër aktorët më komikë të shtetit. Mihal Popi ishte një aktor i vërtetë, ai në skenë ishte si në shtëpinë e vet", tha ajo. Më tej "Artistja e Merituar", Pelingu tha se bashkëpunimi me Mihal Popin ka qenë një shkollë e dytë në teatër. Lazër Filipinjë tjetër aktor që ka bërë histori në teatër, pjesë e tij thuajse qysh prej fillesës, ka kujtuar kohën kur Mihal Popi ngjitej në skenë. "Ai nuk kishte emocione kur interpretonte dhe e realizonte me mjaft seriozitet rolin që i ngarkohej", ka thënë ai. Aktori Mihal Popi lindi në Shkodër në nëntor të vitit 1909 dhe vdiq në shtator të vitit 1979. Ai ishte fotograf dhe aktor i njohur. Aktivitetin artistik e filloi në teatër në vitin 1924 në Tiranë, me grupet amatore. Krijoi grupin e vet teatral në vitin 1932, pranë kinema "Gloria"-s, ku interpretoi disa role së bashku me Xhevat Serezin, Mihal Stefën, Hasan Reçin etj. Gjatë pushtimit punoi si fotograf, por edhe si aktor në Radio Tirana. Viti 1945 e gjen si një ndër aktorët e parë në Teatrin Popullor, ku shkëlqeu që në rolet e para. Ka interpretuar mbi 40 role, ku ndër më të suksesshmit janë roli i prefektit Qazim Mulleti te "Prefekti", Anton Antonoviçi "Revizori", Falstaf "Gratë gazmore të Uindsorit", Zhurdeni "Borgjezi fisnik", senatori Lington etj. Mihal Popi është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit". Më 1966 del në pension, por nuk u shkëput nga skena. Ka interpretuar në disa filma artistikë, si edhe në estradën e shtetit. Ndërkohë, ai renditet ndër aktorët e Teatrit Kombëtar, që kanë dhënë kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në shumë aktivitete të rangut kombëtar dhe kryesisht në kinemanë shqiptare.