Pollo negocion me minatorët protestues
Ministri i Shtetit, Genc Pollo, priti dje një përfaqësi të minatorëve. Pas bisedës me zotin Pollo, kjo përfaqësi do të paraqesë kërkesat e tyre, të cilat ministri i Shtetit do t‘i diskutojë me kolegët e tij në qeveri për të gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme. Sakaq, dje një përfaqësi e minatorëve ka tentuar të hyjë me forcë në selinë e Kryeministrisë, por ka hasur në kundërshtimin e policisë. Punëtorët e galerive protestuan para ndërtesës së qeverisë, duke kërkuar për të disatën herë plotësimin e kërkesave të tyre. Minatorët kërkuan uljen e moshës së daljes në pension në 50 vjeç, si edhe rishikimin e statusit të tyre.