Besimtarët myslimanë dhurojnë gjak masivisht
Të ndodhur përballë kërkesave të vazhdueshme të qendrës së transfuzionit, besimtarët myslimanë kanë marrë një vendim.
Për të qenë pranë problemeve të fëmijëve talasemikë, kërkesës së tyre i janë përgjigjur të parët besimtarët e xhamisë së Rrugës së Kavajës. "Për një moment çdo kush prej nesh le ta mendojë sikur një fëmijë të tillë do ta kishte në familje si do të ndihej, a nuk do të dëshironte që të tjerët ta ndihmonin fëmijën e tij", tha imami kësaj xhamie Ahmed Kalaja.
Sipas besimtarit, Ilir Hoxholli, është duke u përgatitur edhe një regjistër të dhënash me grupin e gjakut të secilit dhurues.