Rrëzohen dyshimet për 11 raste gripi
Mjekët e Korçës kanë kërkuar konfirmim nga laboratorët e specializuar për të paktën 11 raste të dyshuara me gripin e derrit. Lajmi bëhet i ditur nga ana e shefit të shërbimit të epidemiologjisë, Koço Koçi, sipas të cilit në Korçë ka pasur 11 persona të dyshuar si të prekur nga virusi AH1N1. Bëhet fjalë për raste që kanë shfaqur simptoma të virozave në gradë të rëndë, por nga përgjigjja e analizave ka rezultuar se nuk bëhet fjalë për virusin e frikshëm. "Përgjigjet për 11 rastet e dyshuara kanë qenë negative, edhe për dy persona në moshë të re të vdekur nga komplikacione të menjëhershme të shëndetit, për të cilët është kërkuar konfirmimi në rast se kanë qenë të prekur nga virusi H1N1. Kemi monitoruar situatën në spitale dhe të mungesave në shkolla ku rezultojnë 1500 nxënës që kanë munguar së fundi, por që nuk kanë pasur si motiv viroza të gripit të zakonshëm", thotë Koçi.
Ju.Dh.
Ju.Dh.