E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vetëvritet në komisarit i dyshuari për vjedhje

I dyshuari për një vjedhje vret veten në ambientet e Komi-sariatit të Policisë së Durrë-sit. Ngjarja e jashtëzakonshme ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, në një nga dhomat e shoqërimit të komisariatit të qytetit bregdetar. Klodian Bushi, 27 vjeç, banor i qytetit të Durrësit, i martuar dhe baba i një fëmije të vogël, është varur në qeli duke përdorur si lak pulovrën që kishte veshur.
Ai ishte shoqëruar në komisariat dje pasdite së bashku me të shoqen. Të dy dyshoheshin se ishin autorë të një vjedhjeje të ndodhur pak ditë më parë në lagjen numër 11 të Durrësit. Agjentët e sektorit kundër krimit ndaj pronës kanë rënë në gjurmët e vjedhjes pas sinjalizi-mit nga shitësja e një argjenda-rie. Kjo e fundit kishte dyshuar kur bashkëshortja e Klodian Bushit ishte paraqitur në dyqan me dy bizhuteri të florinjta, që donte t‘i shiste. Pas sinjalizimit, policia bëri shoqërimin në komisariat të çiftit Bushi dhe filloi seancat e pyetjeve veç e veç për dy bashkëshortët.
Pasi e kishin marrë në py-etje, policët e kishin izoluar Klodianin 27-vjeçar në një nga dhomat e shoqërimit dhe po pyesnin bashkëshorten e tij. Në këto momente, kanë konstatuar se i riu kishte varur veten duke sajuar një lak me pulovrën që kishte veshur. Ndërhyrja për ta ndihmuar ka qenë e padobishme. Zyrtarisht, policia ka sqaruar se 27-vjeçari është gjetur ende i gjallë dhe i është dhënë ndihma e parë, duke dërguar në spitalin e qytetit, por atje ai ka ndërruar jetë. Ky ver-sion pritet të konfirmohet nga ekspertët e Shërbimit të Kon-trollit të Brendshëm të policisë dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët kanë marrë në dorë dje në mbrëmje hetimin e çështjes.
Hetuesit e ngjarjes kanë kërkuar së pari kryerjen e eksper-tizës mjeko-ligjore të kufomës, për të parë nëse mbi trupin e 27-vjeçarit ka shenja dhu-ne. Kjo mund të jetë një nga shkaqet e vetëvrasjes, ndërkohë që hetuesit nuk përjashtojnë si motiv edhe brerjen e ndërgjegjes, për shkak të përfshirjes së bashkëshortes në krimin e vjedhjes. Klodian Bushi njihej nga policia si kontingjent krimi, por nuk ishte dënuar asnjëherë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›