Aktorët e politikës në dritën e Fazlliçit
Mark Marku
Ka dy–tre ditë që në mediat shqiptare është gjithnjë e më pak i pranishëm emri i Damir Fazlliçit. Opozita ka filluar ta përmendë gjithnjë e më pak çështjen e madhe Fazlliç, që pushtoi mediat dhe trutë e shqiptarëve për gati një muaj, edhe pse ende ajo vazhdon të kërkojë një interpelancë parlamentare me ...kryeministrin Berisha. Mediat i kushtojnë ende ndonjë cep të hapësirës së tyre informative kësaj çështje, ndërkohë që shumica ndjehet gjithnjë e më pak e detyruar të japë shpjegime për çështjen Fazlliç dhe të shpallë solemnisht miqësinë e saj me mikun “Fazlliç”. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e vet duket se pas zellit të fillimit nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për të zbardhur çështjen “Fazlliç”. Pse kaq papritur çështja “Fazlliç” doli jashtë axhendës politike, mediatike dhe publike shqiptare? Përgjigjja ndaj kësaj pyetje bëhet gjithnjë e më e rëndë kur mendon se kjo çështje synoi të kthehej në një fjalë kyç që shpjegonte thelbin e natyrës së qeverisjes në Shqipëri, madje gjithë fatin e demokracisë shqiptare. Sot, pas gati një muaji debati për çështjen Fazlliç, opinioni publik është i paqartë për të dhe aferat që lidhen me të. Megjithatë, ky opinion publik është disi më i qartë në lidhje me rolin e aktorëve politikë e mediatikë dhe pozicionin e tyre në lidhje me këtë ngjarje.
Fazlliç ose akuzat e pambështetura në fakte
Është e çuditshme se si çështja Fazlliç e ka burimin tek informacionet e një gazetari (M. B.) që deri pak kohë më parë ka shërbyer pranë Berishës dhe që ka shërbyer si denigrues publik i kundërshtarëve të tij. Gazetari ka arritur deri aty sa të ngrejë edhe akuza të tilla monstruoze, sikur kryetari i opozitës Edi Rama ka patur marrëdhënie incesti. I njëjti gazetar ka hedhur akuza të pafundme për pjesën më të madhe të stafit politik të kryetarit të opozitës, të drejtuesve kryesorë të medias shqiptare, përfshi këtu edhe kolegët e tij gazetarë. Akuzat e tij nuk janë vërtetuar asnjëherë dhe gazeta që ai drejton është nga më të palexuarat për shkak të shpifjeve të pafundme që këto kopje të pakta shpërndanin kundër kundërshtarëve politikë të Berishës. Pikërisht ky gazetar bëhet edhe burimi kryesor i shpërndarjes së informacioneve për çështjen Fazlliç. Këto informacione merren si të mirëqena nga opozita. Në gazetarinë profesioniste, një nga testet e besueshmërisë së burimeve ka të bëjë me faktin se sa korrekt ka qenë burimi në dhënien e informacioneve për rastet e tjera. Opozita pa e marrë fare parasysh këtë kriter të besueshmërisë e merr si të mirëqenë gjithë informacionin për Fazlliçin dhe e bën kauzë politike dhe publike. Shumica bie në lojën “Fazlliç” dhe vetë Kryeministri Berisha e shpall atë mik personal duke tërhequr mbi vete gjithë akuzat e hedhura nga opozita për Fazlliç-in. Media e fut këtë çështje në mekanizmin e vet hiperbolik dhe e shndërron në një kauzë politike. Prokuroria bie gjithashtu në lojën Fazlliç dhe nxiton të dëshmojë mungesën e profesionalizmit të saj nëpërmjet arrestimit të dështuar në Rinas. Çështja merr përmasa gati kozmike, por papritur mbyllet, gjë kjo e panatyrshme për një “superaferë” si çështja Fazlliç”. Ndërkohë që Fazlliç-i është kredhur në jetën e tij të përditshme, aktorët shqitarë kanë mbetur ende aktivë në një betejë që zhdukja e Fazlliç-it e ka bërë edhe më absurde se ç’ishte më parë.
Shumica ose fundi i iluzionit të pushtetit të pastër.
Duket se Fazlliç është përdorur më shumë për t’i dhënë fund iluzionit të pushtetit “të pastër” që zë fill me idenë e një lufte të pakompromis ndaj korrupsionit të inicuar nga ish-kryetari i opozitës Sali Berisha, gjatë periudhës së gjatë të qëndrimit të tij në opozitë. Në këtë, periudhë ai nuk ka pushuar së denoncuari korrupsionin e socialistëve mes tyre edhe të kryetarit aktual të opozitës duke premtuar se vitet e qeverisjes sëë tij do të ishin vitet e luftës ndaj korrupsionit. Në këtë luftë për denoncimin e korrupsonit ish-kryetari i opozitës Sali Berisha ka bërë akuza të bazuara dhe pabazuara ndaj kundërshtarëve të tij që ka ndikuar në largimin e tyre nga pushteti dhe në krijimin e një perceptimi negative publik ndaj tyre. Këtë teknologji si duket e kanë përvetësuar kundërshtarët e tij politikë që nuk pushojnë së akuzuarai atë dhe familjen e tij për afera korruptive. Cështja Fazlliç ishte një nga episodet e kësaj lufte për ta njollosur kryeminsitrin Berisha. Fabula është e thjeshtë dhe e besueshme: Fazlliç është një biznesmen i dyshimtë, ka lidhje personale me Berishën, Berisha e pranon një gjë të tillë, rrjedhimisht Berisha dhe familja e tij janë të zhytura më korrupsion. Nuk ka nevojë për fakte, nuk ka nevojë për asgjë, Fazlliç-i është i korruptuar për rrjedhojë edhe Berisha është i tillë. Ilustrimi i fundit të iluzionit të pushtetit të pastër.
Strategjia e opozitës, barazia në korrupsion me shumicën
Duket se PS-ja ka vendosur që t’i kushtojë më shumë energji furnizimit të opinionit me fakte që dëshmojnë korrupsionin e qeverisë së zotit Berisha se sa formulimit të alternativave të saj qeverisëse. Ndoshta kjo është arsyeja pse ajo është fokusuar në çështje si ajo e Trebickës apo e Fazlliç-it. Cështja e parë rezultoi një dështim për opozitën pasi asnjëra nga akuzat që ajo ngriti publikisht nuk rezultoi si e vërtetë. E njëjta gjë ka mundësi të ndodhë edhe me çështjen Fazlliç. Fazlliç-in e kanë akuzuar si trafikant ndërkombëtar ndërkohë që ai nuk ka asnjë problem me drejtësinë e vendeve ku jeton si Anglia, SHBA-ja apo Bosnja, e kanë akuzuar si nipin e shefit të UDB-së serbe ndërkohë që një gjë e tillë ka dalë si e gënjeshtërt, është akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Xhinxhiçit ndërkohë që një gjë e tillë nuk rezulton e vërtetë. Ndërtimi i akuzave të tjera mbi personin Fazlliç natyrisht mund të kenë një bazë reale, por mbeten të pavërtetura. Ndërtimi i kauzave të tilla politike mbi akuza të pavërtetuara rrezikon të shndërrohet në një bumerang politik. Vërtetimi më i mirë i kësaj është rasti Trebicka. Opozita gjendet tashmë e mbërthyer në një kurth, nga i cili vështirë se do të dalë e fituar.
Rasti Fazlliç ose fundi i insitiucioneve të pavarura.
Në rastin Trebicka, ekzistonte një shpresë pasi insitucioni i prokurorisë nuk ishte përfshirë në një betejë politike dhe pritej që zgidhja e dhënë prej saj të ishte neutrale. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rastin Fazlliç. Ashtu sikurse edhe prokurori Rakipi, Ina Rama e ka kompromentuar instituconin që ajo përfaqëson duke e bërë atë pjesë të luftës politike brenda shumicës. Për më tepër, ajo ka shkelur legjislacionin në zellin e saj për ta kapur “Fazlliç”-in. Një prokuror, i cili nuk merrej me çështjen ka dhënë urdhërin e ndalimit ndërkohët që akti zyrtar është marrë disa orë pasi ky prokuror ka urdhëruar në mënyrë telefonike ndalimin e Fazlliç-it. Zelli i prokurores është i pashpjegueshëm. Në Shqipëri ka me dhjetëra biznesmenë që nuk zbatojnë ligjet dhe që bëjnë evazion fiskal. Asnjëri prej tyre nuk arrestohet siç u tentua me Fazlliç-in. Për më tepër nëse një bizmesmen ka shkellur ligjin kjo është disi e shpjegeueshme edhe pse e pafalshme, por nëse një prokurore e bën një gjë të tillë kjo është thjeshtë e dënueshme. Prouroria e bëri një gjë të tillë dhe me këtë akt i ka bërë një atentat vetvetes.
Si përfundim, mund të themi se Fazlliç-i është larguar duke na lënë pas aktorë politikë që donin ta përdornin çështjen Fazlliç kundër njëri-tjetrit, por që praktikisht kanë dalë të dëmtruar nga kjo çështje. Dhe në fund të fundit mbeti e pasqaruar nëse Fazlliç është qytetar anglo-boshnjak – siç thotë maxhoranca – apo shtetas serbo-boshnjak – siç thotë opozita. Telenovela vijon...