Përpjekje për të kuptuar
Edmond Arizaj
Nuk mund ta kuptosh dot, sado që të përpi-qesh kryetarin e Partisë Socialiste. E lëmë mënjanë marrëveshjen për Kushtetutën pas tragjedisë së Gërdecit, i lëmë mënjanë marrëveshjet e ndërtimit, e lëmë mënjanë Kodin Zgjedhor, e lëmë mënjanë opozicionin fals, e lëmë mënjanë trembjen nga Berisha. Marrim në konsideratë politikën e re, përtej së majtës dhe të djathtës dhe grupet qytetare. Përveç bezdisë së përsëritjes, e vetmja e re e politikës së re është se nuk ka sjellë asgjë të re. A mund të përkufizohet politika e re vetëm me frazat e sjella nga kryetari i Partisë Socialiste? Sepse nuk shihet ndonjë bosht se ku mbështetet kjo politikë e re. Nuk ka ndonjë strategji për këtë politikë të re. Ka vetëm thashethemnajë (që zakonisht Ramës nuk i pëlqen, por kur s’ka transparencë apo shtjellim idesh, ka thashetheme), që pasi t’i shfrytëzojë edhe për Kodin dhe për disa veprime të tjera në qarqe, Rama do t’i heqë qafe, në kuptimin partiak, “të vjetrit” në Partinë Socialiste. Dhe këta “të vjetër” që sot janë të dyzuarit e politikës së vjetër dhe politikës së re, do të zëvendësohen nga të rinj në moshë, ose në besim, apo besnikëri. Nuk ka asgjë reale, të prekshme apo të pritshme nga fjaliformimet që nisin prej “politikës së re”. Dikur disa komisarë në male, pavarësisht se me dy-tre gramë shkollë, flisnin edhe ata për një botë të re, ku saktësonin të parën fare se toka do t’u merrej të pasurve për t’ua dhënë të varfërve. Pastaj vijonin të tjerat, jo pushteti i popullit, jo klasa punëtore etj. Disa dekada më vonë, politikanë shqiptarë, që sërish flasin për një botë të re shqiptare nuk thonë një bazë, një trung kryesor, ku të mbështetet politika e re. Ka vetëm fjalë se sa mirë do të jetë pas zgjedhjeve. Sa mirë do të jetë arsimi, shëndetësia, bujqësia, rinia etj. Vërtet të thëna bukur e me pathos, por jo të padëgjuara edhe më parë. A nuk foli po kështu, madje me premtime më stratosferike Berisha, kryeministri i sotëm? Pse Rama nuk e merr më qetë një takim kudo qoftë. Të ulet dhe të mos dalë përherë në këmbë dhe të flasë qartë; ka ndonjë strategji PS-ja nëse kriza botërore prek vendin tonë, ka ndonjë strategji me afate kundër papunësisë, ka ndonjë strategji reale për punësimin dhe frenimin e emigrimit. Dhe më kryesorja ka ndonjë strategji si do të zbusë varfërinë në vend. Sepse deri tani nga politika e re nuk kemi dëgjuar asnjë prej këtyre. Ose kemi dëgjuar vetëm fundin e dëshirave, pra që Shqipëria do të bëhet bahçe me lule, i njëjti premtim i dhënë nga komisarët.
Kjo shprehja përtej së majtës dhe të djathtës, jo pak herë e debatuar në media, si të gjitha përpjekjet për risi të Ramës, duket më shumë e ngjashme me shprehjen “feja e shqiptarit është shqiptaria”, ku në vend të fjalës “fe” vendoset fjala politikë. Sepse pikërisht politika, më saktë politikanët, janë më të anatemuarit nga Rama, si fajtorët kryesorë për lënien e Shqipërisë në këtë stad. Dhe këtu Rama nuk ka bërë deri tani asnjë përjashtim, natyrisht që veten nuk e ka përfshirë. Dhe me sa mund të kuptohet nga fjalët e tij, kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve (lexo votuesve) rreth vetes. A nuk janë thirrje të ngjashme me shekuj më parë: “Shqiptarë, lini mëritë mes vedit, mos dëgjoni kryepleqtë dhe bashkohuni pas meje”. Natyrisht që në rastin e Ramës, kryepleqtë janë të gjithë politikanët e tjerë. Vetëm se këtë radhë shqiptarët nuk duhet të luftojnë me ndonjë armik, që të bëhen të gjithë bashkë, duke rrezikuar një diktaturë. Si në shumicën e vendeve të botës, madje edhe në USA, ka të majtë, ka dhe të djathtë. Ka që qeverisin mirë, ka që qeverisin keq, ka që qeverisin shumë mirë. Ka pozitë, ka dhe opozitë. Ka dhe indiferentë. Dhe përpjekjet për këdo bëhen pikërisht për këta indiferentë, që Rama i ka lënë jashtë loje fare dhe nuk i përmend asnjëherë. Nuk kërkon askush para zgjedhjeve të marrë votues nga krahu tjetër, por të sigurojë sa më shumë vota nga të lëkundurit dhe indiferentët. Nuk kuptohet ende pse Rama nuk i drejtohet kësaj pjese të votuesve, duke rrezikuar t’i bëjë ata më indiferentë se ç’janë dhe të djathtët më militantë se ç’duhet.
Grupet qytetare që po ngrihen në qytete dhe që më pas ftojnë edhe Ramën për të folur duket se janë një shaka KOP-iste, e cila është më e pakuptueshmja në të gjithë këtë historinë e parafushatës elektorale të Ramës. Se çfarë lidhjeje do të bëjnë këta me partinë lart dhe partinë poshtë, apo me partinë dhe qytetarinë, kjo mbetet për t’u parë.
Në pamje të parë duket se Rama sërish pret t’i falet pushteti, ashtu si çdo pushtet tjetër ekzekutivo-partiak në këto dhjetë-njëmbëdhjetë vjet. Pa bërë asnjë lëvizje serioze, pa rrezikuar asgjë, pa sjellë shpresë të dukshme, me goditje pas krahëve dhe marrëveshje nën tavolinë, Rama duket se që tani po shijon pas qershorin e 2009-ës. Edhe kjo llogari duket e pakuptueshme.