Aktorët tashmë “të pavdekshëm”, statuja për yjet e Hollivudit
Koha kalon e për pasojë edhe pamja e bukur e aktorëve të Hollivudit. Për këtë ka menduar muzeu i famshëm “Madame Tussauds” në Hollivud, i cili do të presë në ambientet e tij të gjithë fansat e aktorëve fitues të çmimmeve “Oscar” si Meril Strip, Xhulia Roberts, Denzel Uashington, Hall Berri, Nikol Kidman, Morgan Friman. Statuja të mrekullueshme do të përjetësojnë mitet e kinemasë duke i bërë ata “të pavdekshëm” për vite e shekuj me radhë. Statuja prej dylli e aktorit Dastin Hofman është ekspozuar në mjediset e këtij muzeu. Gjithashtu, pjesë e kësaj parade personalitetesh të kinemasë është edhe aktori më i famshëm i filmave uestern, Klint Istvud. Në këtë përzgjedhje nuk mund të mungonin edhe yjet e regjisurës hollivudiane. Regjisorët Martin Skorsese, Stiven Spielberg dhe Alfred Hitçkok janë paraqitur në statuja në momente kur po xhironin filmat e tyre të suksesshëm. Në këtë muze ka vend gjithashtu edhe për yjet e shkuara të kinematografisë botërore, si Audrei Hepbërn, Beti Davis, Marlen Dietrish, Çarli Çaplin, Xhejms Stjuart, Kethrin Hepbërn dhe Hamprei Bogart.
1 Mars 2010