E Diel, 1 Nëntor 2026

Mariah Keri pranon se ka komplekse për fytyrën



Më herët rrëfeu se kishte komplekse për ngjyrën e trupit të saj dhe përballjet me moshatarët, kur e qortonin se nuk ishte e njëjtë me ta. Tashmë, ylli i muzikës pop, Mariah Keri thotë se problemi i saj më i madh është fytyra dhe për këtë ka vuajtur që në moshën 19-vjeçare. 40-vjeçarja thotë se ajo gjithmonë ka qenë e shqetësuar për pamjen, pasi dikush nga kompania e saj incizuese ia kishte vënë në dukje pikat e dobëta dhe ato të mira. “Mbaj mend kur kam filluar dhe kam qenë në një kompani incizuese në moshën 19-vjeçare dhe dikush më tha: “Kjo është ana jote e mirë dhe kjo është e keqe. Mos lejo që dikush të të fotografojë në këtë anë. Dukesh e tmerrshme”. Dhe kështu, krijova këtë kompleks, sikur të mos kisha pasur kurrë kompleks”, ka thënë Keri, duke nënkuptuar se pika e fortë ishte trupi me forma, ndërsa pika e dobët fytyra disi e çuditshme. Megjithatë falë zërit të mrekullueshëm ajo ka mundur të ecë përpara, por pa harruar edhe defektet.

1 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›