Aktori shqiptar në video-lojën e famshme “Grand Theft Auto”
Para, luks, dhunë, seks dhe drogë... këto janë disa nga arsyet që e bëjnë mjaft popullore lojën e re elektronike për të rritur “Grand Theft Auto”.
Ngjarjet e lojës zhvillohen në qytetin Liberty ...që ngjason mjaft me qytetin e Nju Jorkut dhe personazhet janë kryesisht emigrantë nga vendet e Lindjes, mes të cilëve ka edhe shqiptarë të përfshirë në rrjedhat e krimit. Një nga dubluesit e zërave është edhe aktori me origjinë shqiptare Luan Bexheti dhe shënohet si shqiptari i parë që merr pjesë në këtë lojë. Në “Grand Theft Auto 4”, aktori dhe njëkohësisht producenti shqiptar Bexheti, dublon zërin e një gangsteri shqiptar në një prej roleve të kësaj videoloje. Përzgjedhja dhe emri i tij në këtë numër të madh aktorësh, të cilët luajnë vetëm nëpërmjet zërit tek “Grand Theft Auto 4”, është bërë se Bexheti e fitoi rolin e tij nëpërmjet agjentit të tij në Nju Jork. “RockStar Games, më treguan se kishin nevojë për aktorë që janë shqiptarë. Unë u tregova disa kolegëve të mi shqiptarë që e meritonin dhe tani për tani veç meje në të marrin pjesë edhe aktorët Bujan Rugova dhe Ariot Myrtaj. Në një intervistë të dhënë për “Zërin e Amerikës”, aktori nga Tetova, Luan Bexheti, është shprehur se ndryshimi ndërmjet aktrimit në filma dhe dublimit të zërave në video-lojë nuk është dhe aq i madh. “Nuk ka shumë ndryshim, se edhe kur merr pjesë vetëm me zërin duhet të jesh i sinqertë në rol dhe të tregosh emocione që kërkohet prej lojës tënde si aktor”. Loja që Luan Bexheti marrë pjesë është numër 4 dhe ka të bëjë me disa banditë nga ish-Jugosllavia dhe Shqipëria. Një personazh shqiptar e ka emrin Bledar Morina. “GTA4” ka bërë famë në industrinë e lojërave për të rinj, e cila këto kohë po reklamohet tepër në vende të ndryshme të botës. Dhe për interpretimin e tij deri tani ka fituar dhjetë yje, nota më e lartë e vlerësimit. Një prej kritikëve të gazetës “The New York Times”, thotë se e ka luajtur këtë lojë për 60 orë dhe ende nuk ka arritur as tek 64% të lojës. Sipas Bexhetit, duhet të luash afër 100 orë që të dalësh deri në fund të saj. “Unë e kam incizuar zërin tim në pranverë dhe jam shumë i lumtur që marr pjesë në këtë video-lojë të famshme për kohën. Ky është dhe projekti më i rëndësishëm për mua, pas atij të interpretimit të filmit me Michael Moore Show, që e kam realizuar para disa viteve”, ka pohuar Bexheti. “Kjo lojë më krijon më shumë mundësi për të bërë karrierë në Hollywoode. Kjo video-lojë është një pjesë e punës time si aktor këtu në Amerikë, ku merrem me teatër, filma, live comedy në Broadway, video-loja dhe angazhohem edhe si producent i filmave”, shprehet më tej aktori. Ndërkaq projektet pas kësaj video-loje për Bexhetin janë disa shfaqje stand up comedy në Manhattan. Ndërsa këtë verë Bexheti do të jetë në Kinë, Spanjë dhe Itali, ku do të luaj në një film dokumentar për një kompani italo-amerikane, në rolin e Giuseppe Castigliones.