Avioni i Obamës, ulje e detyruar
Avioni i kandidatit presidencial demokrat amerikan, Barack Obama u ul papritur në Saint Louis pas një problemi mekanik.
Piloti i avionit u tha pasagjerëve se bëhej fjalë për një problem kontrolli. Çarteri MD80 i Barak Obamës u nis nga aeroporti Midway i Çikagos në 8:59 të mëngjesit (me orën lokale) duke udhëtuar nëpër shi dhe re për në Karolinën e Veriut për një takim ekonomie. Ndërsa udhëtonte, dukej sikur avioni i tij shtyhej poshtë. Rreth 20 apo 30 minuta pas udhëtimit, këshilltari i Obamës njoftoi shtypin se ata do të uleshin në Charlotte, Karolinën e Jugut, për shkak të problemeve mekanike. Ulja ishte e qetë. Rreth një orë pas uljes, Obama u pa të fliste me pilotët përballë avionit dhe më pas u afrua nga gazetarët, të cilët gjithashtu i hipën avionëve dhe ndërruan destinacion për pritjen e kandidatit presidencial, duke bërë shaka me ta. "Vetëm menduam t'i bënim gjërat pak më pikante sot", tha ai duke qeshur.