Blenë akullore tek ambulantët,helmohen në plazh 6 fëmijë
Helmohen nga akulloret e tregtarëve ambulantë 6 fëmijë në plazhin e Hidrovorit në Fier.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Paraditen e djeshme, plazhistë të alarmuar kanë kërkuar ndihmën e kalimtarëve të rastit për të shoqëruar drejt urgjencës së spitalit të Fierit të miturit. Ata kishin konsumuar akullore në zonën e plazhit dhe si pasojë ishin ndjerë keq. Me të vjella dhe këputje trupi, fëmijët, të moshës nga 4 deri në 10 vjeç, që prej pothuajse një jave frekuentonin këtë plazh janë shoqëruar për në spital. Pas trajtimit të shpejtë të tyre prej mjekëve të urgjencës, fatmirësisht 5 fëmijë janë larguar pas një kohe të shkurtër, ndërsa 4-vjeçari Igli S., ndodhet ende nën mbikëqyrjen mjekësore, duke marrë serume. “Janë paraqitur në gjendje të rëndë tre prej fëmijëve, ndërkohë që tre të tjerët kishin të vjella jo shumë të shpeshta. Vetë ata treguan që kishin konsumuar akullore. Pas kësaj përcaktuam edhe ekzaminimin dhe i vendosëm të 6 fëmijët në serume. Edhe pse njëri prej tyre është një gjendje të rëndë, nuk ka rrezik për jetën”, u shpreh mjeku roje në Pediatri, Miço Vano. Ngjarja u shënua rreth orës 10:00, kur kanë kaluar ambulantët me biçikleta dhe karroca që tregtojnë akullore apo ushqime të tjera. Fëmijët e prekur dje, njëri pas tjetrit kanë shkuar te një prej shitësve, duke blerë akullore me kaush, 20 lekë secila, të cilat mbaheshin nëpër termuse. Të afërm të fëmijëve të helmuar tregojnë se, pasi kanë blerë akulloren, as 30 minuta më vonë kanë vrapuar drejt vendit ku rrinte pjesa tjetër e familjes ku kanë treguar se nuk ndjeheshin mirë. “Si çdo mëngjes u dhamë fëmijëve nga 20 lekë për të blerë akullore, pasi u ishte bërë rutinë një veprim i tillë. Unë gjithmonë i kisha ndaluar 2 fëmijët e mi të blinin akullore dhe çokollata në shitësit me biçikleta, pasi ata kalojnë me termusin plot gjatë gjithë ditës dhe nuk dihet se si i prodhojnë akulloret dhe se si i mbajnë ato tani që është shumë vapë”, tregon Hyjria, nëna e dy fëmijëve, të helmuar ashtu si dhe shokët e tyre. Kështu të tjerë prindër shprehen se duhet një kontroll më i madh, përsa i përket tregtimit të produkteve ushqimore në plazhe, pasi temperatura e lartë dhe vendet jo të përshtatshme të mbajtjes së tyre sjellin edhe këto pasoja. “Askush nuk e vret mendjes se çfarë shitet apo blihet në këto mjedise, ku është shumë më i lartë rreziku për helmim se gjithkund tjetër. Duhet të merren masa urgjente për të parandaluar këta shitës të papërgjegjshëm që vënë në rrezik jetën e fëmijëve tanë”. Një grup prindërish madje ka lajmëruar edhe policinë komunale të Semanit, e cila ka nisur një kontroll të imtësishëm për të gjetur dhe ndaluar gjithë shitësit me biçikleta, por dje nuk pati asnjë të ndaluar. Kryesisht në këtë plazh, banorët e zonës në mjediset e shtëpisë prodhojnë akullore dhe i shesin ato në brigjet e detit, për pushuesit e pavëmendshëm. Veç akulloreve, të tjerë me fruta e perime të ndryshme, e shikojnë këtë tregti si shumë fitimprurëse, pasi pushuesit blejnë këto produkte me mendimin se janë të freskëta. Por cilësia dhe garancia e ushqimeve të tregtuara ilegalisht ka vënë në rrezik jetën e konsumatorit.