Kukës, banorët pengojnë fadromat e autostradës
KUKES/FIER - Çështja e shpronësimeve në pronat ku kalojnë autostradat që tashmë janë në ndërtim e sipër ka sjellë pengesa të herëpashershme nga ana e banorëve që janë zot të këtyre tokave.
Dje, në autostradën Durrës-Morin, në pjesën që kalon në Kukës, banorët kanë penguar punimet. Një precedent i tillë është regjistruar edhe në Fier, ku shumë banorë të Levanit protestuan për tokat ku do të kalojë autostrada Levan-Vlorë. Situata në Kukës u rëndua që në orët e paradites. Banorët e Gostilit penguan fadromat e ndërtuesve të autostradës në aksin që kalon në territorin e tyre bujqësor. Fadromisti Karafil Ndreu pohoi se fshatarët e kishin penguar duke i thënë se ai do të punonte në tokat e tyre vetëm pasi drejtuesit e firmës të kontaktojnë me ta. Drejtues të firmës kërkuan ndihmën e policisë. Përparim Sopaj, banor i Gostilit tha se: “Kjo tokë nuk është pa pronar, është tokë bujqësore dhe ne thjesht duam të dëmshpërblehemi”. Një numër banorësh shkuan te selia e bashkisë për të kontaktuar me kryetarin, por nga atje vjen përgjigjja se çdo gjë do të rregullohet me ligj. Përveç aksit të autostradës, ndërtuesve duket se u ka dalë punë edhe me hapësira të tjera, pasi dherat e gërmuar duhet të hidhen. Kompania “Kastrati dhe Arifaj” kishin rreth dy vjet ndërprerje të punës. Pengesë u bënë objektet që duheshin shpronësuar si dhe protestat e banorëve për devijimin e aksit nga mesi i lagjes 3 në Kukës. Ndërkohë, po dje, shumë familje nga Komuna e Levanit kanë protestuar për të kërkuar kompensimin që nuk u është dhënë deri tani për tokat në të cilat kalon autostrada Levan-Vlorë. Më shumë se 20 banorë kërkuan të drejtën e tyre, duke thënë se komuna dhe qeveria u ka premtuar se do t’i dëmshpërblente për tokat që do t’u prekeshin nga gjurma e autostradës. Janë rreth 186 familje që preken nga autostrada Levan-Vlorë ndërkohë që sipas fermerëve, 20 prej tyre i kanë marrë lekët e dëmshpërblimit, ndërsa pjesa tjetër endet dyerve të institucioneve për të kërkuar një të drejtë që u përket. “Kemi dy vjet që nuk mbjellim dot asgjë në tokat tona për arsye se nuk na lejojmë ta bëjmë një gjë të tillë. Jemi të pafuqishëm të veprojmë përballë shtetit dhe burokracive që ai vendos. Ne jemi popull i thjeshtë dhe si të tillë kërkojmë mbështetjen e komunës, por as kjo e fundit nuk po vepron për ta zgjidhur konfliktin”, thanë banorët, pjesëmarrës në këtë protestë. j.h/ m.r