Cigarja bëhet e zgjuar
Së shpejti, në Japoni do të mbërrijnë shpërndarës të rinj cigaresh, në gjendje të njohin moshën e blerësit, duke frenuar kështu minorenët nga blerjet e tyre.
Shpërndarësit inteligjentë do të vendosen nëpër rrugët e Japonisë dhe do të jenë rreth 4 000 aparatura. Sipas kompanisë krijuese, aparatet janë në gjendje të njohin moshën ekzakte në 90 për qind të rasteve. Makineritë e reja kanë një fotokamer dixhitale dhe një software të sofistikuar që analizon fytyrat e personave në kërkim të karakteristikave të veçanta që kanë lidhje me moshën, si ngjyra e flokëve apo rrudhat. Nëse pas analizimit të fytyrës nuk vendoset se klienti është në moshë madhore (në Japoni kjo moshë është 20 vjeç) kërkohet një dokument identifikimi, ku shënohet data e lindjes. Teknologjia e re është e padështueshme.