E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Kadare në Itali, për të tërhequr “Flaiano”

“Vajza e Agamemnonit” i ka dhuruar një tjetër çmim letrar shkrimtarit Ismail Kadare. Këto ditë ndodhej në Peskara, ku si çdo vit në të njëjtën kohë zhvillohet aktiviteti i njohur kulturor në letërsi “Flaiano”. 

 Çmimet e ndara mbrëmjen e së dielës kanë shkuar për shkrimtaren e njohur kanadeze Alice Munro, e cila është vlerësuar me çmimin “Superflaiano 2008” për veprën e saj “Pamje nga Caslte Rock” për narracion. Sipas agjencisë së njohur të lajmeve në Itali “Ansa”, mësohet se shkrimtarja kanadeze Munro duket se ka qenë më tepër e preferuar se dy shkrimtarët që janë vlerësuar me nga një “Flaiano”, Alberto Arbasino, shkrimtari me veprën “Inxhinieri blu” si dhe shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare me veprën “Vajza e Agamemnonit”. Të tria veprat në fazën e parë të çmimit ndërkombëtar “Flaiano” janë përzgjedhur fituese të edicionit të 35-të, që këtë vit u zhvillua në Peskara.
Ndërkohë në fazën e dytë të çmimit “Superflaiano” që u shpall mbrëmjen e 6 korrikut, kanadezja është përzgjedhur si më e mira. Megjithatë të tre shkrimtarët janë fitues dhe janë ngjitur në skenën e teatrit “D’Annunzio” të Peskarës, për të tërhequr çmimet e edicionit të 35-të të “Flaiano”, të cilët janë përzgjedhur nga një juri prej 200 lexuesish. Gati dy ditë më parë shkrimtari i njohur shqiptar ka dhënë një intervistë të gjatë për veprën me të cilën u vlerësua “Vajza e Agamemnonit”, në gazetën e përditshme “L’unita”, ku thekson se Shqipëria e Enver Hoxhës është vend hemarfrodit. Çmimet ndërkombëtare “Flaiano”, janë një seri konkursesh, aktivitetesh kinematografike, teatrore, letrare, që zhvillohen çdo vit në Peskara. Çmimi lindi për të nderuar Ennio Flaianon, shkrimtar, skenarist dhe gazetar italian i ndarë nga jeta në vitin 1972. Ndarja e këtyre çmimeve nisi prej vitit 1974. Ka 35 vjet që Peskara mbledh çdo verë emrat më në zë të letërsisë dhe kinematografisë. Duke qenë një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe mondane të qytetit, çmimet ndahen në teatrin “D’Annunzio”.

Fituesit

“Superflaiano”

Alice Munro me “Pamje nga Caslte Rock”

“Flaiano”

Ismail Kadare me “Vajza e Agamemnonit”
Alberto Arbasino, me “Inxhinieri blu”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›