Haradinaj sulmon qeverinë: Braktisën veriun e vendit
Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i rikthyer në politikë pas lirimit nga Haga, ka sulmuar qeverinë kosovare se, ka dështuar në dy çështje mjaft të rëndësishme për Kosovën.
“Qeveria ka dështuar në veri të vendit dhe në procesin e lobimit, ndërsa ka lënë anash edhe interesat e qytetarëve”, tha Haradinaj. Në një takim me gazetarët, Haradinaj ka kritikuar institucionet vendore për gjendjen në veri të vendit, pasi sipas tij, ka qenë trajtimi që i kanë bërë ata kësaj zone që ka lejuar forcimin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. Haradinaj vlerësoi se kabineti aktual qeverisës është shndërruar në qeverisje për vetveten dhe se ka “harruar” interesat e qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, situata në veri të Kosovës po keqësohet çdo ditë e më shumë, pasi institucionet kanë dështuar në përballjen me forcimin e strukturave paralele të Serbisë. “Qeveria ka keqmenaxhuar situatën në Mitrovicë dhe ka kryer korrupsion të drejtpërdrejtë, qeveria Thaçi është shndërruar në qeverisje të vetvetes dhe ka harruar qytetarët. Kjo qeveri nuk bashkëpunon me opozitën”, tha Haradinaj. Ai theksoi se si parti opozitare, AAK-ja paralajmëron një fushatë të ashpër për të dëshmuar keqqeverisjen e kabinetit “Thaçi” në shumë fusha, duke vënë theksin në veriun e vendit, ku situata ka dalë jashtë kontrollit. Të premten u shënua incidenti i parë i drejtpërdrejtë masiv mes shqiptarëve dhe serbëve në një fshat të Mitrovicës. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, për incidentin e së premtes në Suhadoll akuzoi strukturat paralele, të cilat kanë nxitur banorët serbë, që gjuajnë me gurë punëtorët që po punonin në hapjen e kanalit të ujësjellësit. Ai tha se këta banorë asnjëherë nuk kanë pasur probleme me fqinjët e tyre shqiptarë, edhe pse jetojnë në mesin e tyre. Edhe dje në Mitrovicë janë zhvilluar dy protesta, në jug të qytetit kanë protestuar shqiptarët, ndërsa në veri serbët. Në protestën para hyrjes së kompleksit industrial “Trepça”, shqiptarët kanë kërkuar largimin e tri maunave me lëndë toksike të parkuara në këtë kompleks në Mitrovicë, ku kanë marrë pjesë rreth 120 persona. Ndërkaq, në afërsi të portës kryesore të objekteve të gjykatave dhe të stacionit policor veri në Mitrovicë, serbët kërkuan objektet e gjykatave të qarkut dhe asaj komunale. Ka pasur një pjesëmarrje të rreth 50 personave në këtë tubim, ish-punëtorë të këtyre gjykatave. Sipas policisë, nuk është shënuar asnjë incident dhe se protestuesit janë shpërndarë të qetë në të dy rastet.