“Aktros”, tre trafikantë u shpëtuan prangave

21/04/2005 Shqiptarët në kërkim, kanë qenë kostoja e fillimit para kohe të operacionit, për të parandaluar vrasjen
Duket se ndërmarrja e detyruar para kohe e operacionit antidrogë të koduar me emrin “Aktros”, e ka pasur koston e saj. Kjo, pasi tre persona të akuzuar si anëtarë të këtij rrjeti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë mundur t’u shpëtojnë prangave. Ka qenë një vrasje e mbetur në tentativë nga një pjesëtare e grupit ndaj bashkëshortit të saj, që ka detyruar policinë italiane të ndërhyjë para kohe. Por hetimi nëntë muajsh, ka skeduar edhe të tjerë persona të dyshuar si bashkëpunëtorë dhe organizatorë të bandës, të cilët e drejtonin trafikun prej Shqipërisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton për të siguruar prova materiale ndaj tyre si dhe identifikimin e pasurive që disponojnë në vendin tonë.
Firoja
Ka qenë aksioni i paplanifikuar për të parandaluar një vrasje të mundshme, që ka shpëtuar tre nga anëtarët e organizatës së trafikut të drogës të goditur tri ditë më parë në Itali, nga operacioni nëntë mujor i koduar me emrin “Aktros”. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se tre prej personave të skeduar si anëtarë të këtij grupi kanë arritur të shpëtojnë, pasi nuk janë gjendur në vendet e dyshuara ku strehoheshin. Mësohet se drejtësia italiane i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda emrat e tre personave që u shpëtuan prangave. Nxitimi për arrestimin e tyre, për të parandaluar eliminimin e Dajlan Asllanajt nga një vrasës i paguar nga bashkëshortja e tij, Valbona, ka qenë edhe shansi i tre shqiptarëve në kërkim. Ndërkaq, burimet thonë se nga hetimet e kryera prej prokurorisë dhe policisë italiane, dyshohet se të tjerë bashkëpunëtorë të të arrestuarve e kanë organizuar trafikun prej Shqipërisë. Sipas Prokurorisë, drejtësia italiane ka arritur të sigurojë numrat e tyre të telefonit si dhe biseda që kanë kryer me të arrestuarit. Por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i personave në fjalë, pasi ata nuk kanë përdorur emrat e tyre realë, sqarojnë burimet.
Hetimet
Hetimi ndaj organizatës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Tri ditë më parë, dosja hetimore e përpiluar nga drejtësia italiane i është përcjellë kësaj strukture të luftës kundër krimit të organizuar. Burimet thonë se hetuesit e Krimeve të Rënda kanë në dorë të gjitha përgjimet telefonike dhe numrat celularë me të cilët të arrestuarit kanë biseduar gjatë transportimit të dërgesave të drogës, si edhe procesverbalet e sekuestrimeve të sasive të heroinës, që kapin shifrën e 150 kilogramëve dhe emrat e 24 korrierëve të arrestuar. Sipas burimeve, dyshohet se krerët e kësaj organizate i kanë qendrat e tyre në Durrës dhe në Tiranë. Këta të fundit mendohet se siguronin drogën nga Turqia dhe transportimin e saj me anë të automjeteve të ndryshme nëpër Bullgari, Maqedoni e më pas në Shqipëri. Pas mbërritjes, droga përzihej e përpunohej dhe pastaj nisej drejt Durrësit, nga ku nëpërmjet anijes “Plava”, transportohej drejt brigjeve të Barit. Burimet thonë se mbeten ende të paidentifikuar disa persona të dyshuar si krerë të këtij grupi trafikantësh. Kjo, pasi gjatë bisedave telefonike, ata nuk kanë përdorur emrat e tyre të vërtetë. Ndërkaq, hetimet e Prokurorisë janë shtrirë edhe në verifikimin e personave të arrestuar dhe të atyre nën hetim si pjesëtarë të kësaj organizate, përfundojnë burimet. Tri ditë më parë, policia italiane arrestoi nën akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim; Shkëlqim Gashin, Bledar Alvorën, Dajlan dhe Valbona Asllanaj, Fatbardh dhe Fatos Berishën, Eglantina Kandarxhin, Hasan Beçin, Mikel Maznikun dhe italianin Xhulio Luka.
Operacioni
Për 9 muaj u kapën 150 kg heroinë
Sipas mediave italiane, prokurori milanez Musso, ka bashkëpunuar për muaj me radhë me një grup të Antidrogës së Guardia di Financës në Milano dhe në Bari, për zbulimin dhe survejimin e organizatës shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë nëntë muajve policia italiane ka mundur të sekuestrojë gjithsej 150 kile heroinë, pjesa e fundit e së cilës është sekuestruar dje në hambarët e anijes "Plava", e ankoruar prej dy muajsh në portin e Barit. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, veç sekuestrimit të kësaj sasie heroine, në pranga kanë rënë edhe 24 korrierë droge, si dhe janë sekuestruar mijëra euro. Pas gjetjes dhe sekuestrimit të sasisë së fundit të heroinës në anijen shqiptare “Plava”, policia italiane ka arrestuar dhjetë pjesëtarët e tjerë të grupit; Shkëlqim Gashi, Bledar Alvora, Dajlan Asllanaj; Valbona Asllanaj, Fatos Berisha, Fatbardh Berisha; Hasan Beçi, Eglantina Kandarxhi, Mikel Mazniku dhe italiani Xhulio Luka. Ndërkaq, Ministra e Rendit pohoi në një deklaratë për shtyp arrestimin e 11 shqiptarëve. Në këtë njoftim për shtyp thuhej se, më datë 18 mars 2005, sipas informacioneve të marra nga oficeri shqiptar i kontaktit në Itali, mësohet se në kuadër të operacionit “Aktros”, policia italiane ka marrë masën e arrestit për 11 shtetas shqiptarë, të cilët prej disa kohësh kanë qenë nën hetim për trafik droge. Aksioni për arrestimin e këtyre shtetasve shqiptarë është organizuar nga Guardia di Financa e Milanos, në bashkëpunim me Guardia di Financën e Barit dhe Bolonjës.
Trafikantët me lidhje të ngushta miqësore
Nga verifikimet e identiteteve të të arrestuarve gjatë operacionit “Aktros”, ka rezultuar se ata kanë pasur lidhje të ngushta miqësore e farefisnore me njëri-tjetrin. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Prokurorisë, të cilat sqarojnë se kanë qenë pikërisht këto lidhje miqësore mes tyre, që e ka bërë më kompakte organizatën e trafikut të drogës në të cilën bënin pjesë. Ata akuzohen nga Prokuroria për trafikun e heroinës nga Turqia drejt Italisë. Burimet pohojnë se të arrestuarit dhe personat nën hetim si bashkëpunëtorë të tyre, dyshohet të kenë shfrytëzuar pikërisht lidhjet miqësore për të fshehur pasuritë e fituara nga ky trafik. Kjo, pasi nga verifikimet praprake kanë lindur dyshimet që aktivitetet e ngritura nga ky aktivitet kriminal t’i kenë regjistruar në emrat e të afërmve të tyre, të cilët nuk rezultojnë të jenë pjesëtarë të bandës, përfundojnë burimet.