Partizani fiton,Teuta në Uefa
21/04/2005 PARTIZANI- TEUTA 2:1
PARTIZANI: Agolli, Ndreka, Pinari, Gallo, Hallaçi, Allmuça, S. Bulku (16’ Doku, 81’ Sula), Delain, Elis Bakaj, Abilaliaj (70’ Metaj), Halili
TEUTA: Kapllani, Zëre, Xhai, Brahja, Tetova (56’ Shaqiri), Sakaj, Kotja (90’+1 Hasho), Babamusta, Gjondeda, Xhafaj, Mancaku
Gjyqtarë: A. Janku, A. Mali, S. Avdo
Shënues: Hallaçi 45’+3, Halili 86’ / Mancaku 18’
Kartona të verdhë: Pinari, Elis Bakaj / Brahja, Gjondeda, Babamusta (2)
Kartona të kuq: Babamusta
Një ditë para ndeshjes, trajneri i Partizanit ka deklaruar: “Unë jam mësuar të fitoj në fund” dhe këto fjalë të tij janë vërtetuar edhe një tjetër herë, por me një ndryshim. Nëse herët e tjera, Mema ka gëzuar, dje edhe pse ka fituar, ai dhe Partizani kanë mbetur të zhgënjyer. Një fitore 2:1, që ka “djegur”, sepse nuk i ka mjaftuar të kuqve për të arritur në finalen e dytë radhazi. Dhe, ata që kanë gëzuar kanë qenë durrsakët, të cilët edhe pse janë mundur pesë herë nga Partizani në këtë sezon, kanë qenë ata fituesit e vërtetë. Një Partizan që ka “luftuar” me “mish e me shpirt”, por që nuk ka ndaluar një stacion para finales, duke i lënë Teutës biletën për në Evropë. Një Partizan që është munduar, por fati, Kapllani, në një ditë të shkëlqyer, si dhe mungesat e shumta, e kanë ndëshkuar duke e lënë jashtë Evropës, në sezonin e ardhshëm. Ndeshja e kthimit, e Kupës së Shqipërisë ka ngjallur më shumë interes te publiku, i cili e ka mirëpritur apelin e drejtuesve të të dyja skuadrave dhe ka qenë më i shumtë në shkallët e “Qemal Stafës”. Skuadra e Partizanit ka zbritur në fushën e lojës, me një formacion të ndryshuar, si pasojë e mungesave të Bylykbashit, të skualifikuar si dhe të Rizvanollit, Muzakës dhe Xhuniorit të dëmtuar. Mema e ka nisur lojën me rreshtimin 3-5-2, ku Delain ka kaluar në mesfushë, ndërkohë që sulmi i është besuar dyshes, Abilaliaj-Halili. Nga ana tjetër, Nica ka patur në fushë, formacionin e tij më të mirë. Duke ditur dhe rezultatin e ndeshjes së parë, takimi ka nisur i shpejtë dhe do të jenë vendasit, që do të rrezikojnë fillimisht me Bakajn. Partizani duket se kontrollon në lojë, por në minutën e 16-të, vjen goditja e radhës. Mesfushori organizator, Sokol Bulku, është dëmtuar pas një kontakti me Mancakun, në mesfushë (këputje e ligamenteve të gjurit për të dhe sezon i përfunduar). Dhe jo vetëm kaq, pasi dy minuta më pas vjen edhe “dushi i ftohtë”. Pas një gabimi pranë zonës, durrsakët do të përfitojnë dhe Mancaku do të përcjellë në rrjetë, një top të grushtuar nga Agolli. Gjithçka duket e kompromentuar për të kuqtë, të cilëve u nevojiten 3 gola për të dalë në finale. Gjithsesi, Partizani nuk heq dorë nga ndeshja dhe derdhet i tëri në kërkim të golit. Rastet nuk do të mungojnë, por të kuqtë gjejnë në rrugën e tyre, një Kapllan në formë të shkëlqyer. Pjesa e parë i drejtohet fundit, por këtu situata do të ndizet. Fillimisht do të jenë durrsakët, me Mancakun që do rrezikojnë dhe më pas do të jenë të kuqtë, që do të rrezikojnë me Halilin, në minutën e parë shtesë dhe në minutën e tretë shtesë do të barazojnë me Hallaçin që ka shtyrë në portë një asist të Delain. Ky ishte edhe epilogu i një pjese të parë mjaft të bukur, me raste dhe nervozizëm. Pjesa e dytë nis me një rast për Teutën, më tej në minutat 50 dhe 52 do të jenë Kapllani dhe Agolli që do të shpëtojnë skuadrat nga gola të sigurt. Pas kësaj minute, loja bie disi, por do të jetë Partizani që do të kërkojë me ngulm golin. Edhe pse jo shumë i qartë, Partizani sulmon dhe humbet mjaft raste, ose për të thënë më mirë gjen përpara një mur të pakalueshëm, si Kapllani që bën disa mrekulli, duke shpëtuar Teutën. Por, Partizani humbet edhe Abilaliajn të dëmtuar. Në minutën e 85-të, durrsakët humbasin Babamustën, i cili ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe për rrjedhojë karton të kuq. Një minutë më pas do të jetë një gabim i “heroit” të Teutës në këtë takim, Xhevahir Kapllanit, i cili do t’i japë mundësi Halilit të shënojë një gol, që do të mbajë në tension dhe ankth ndeshjen. Tetë minutat e mbetura (duke llogaritur edhe shtesën), janë të mbushura me emocion dhe pikërisht në momentin e fundit, në minutën e katërt shtesë, Ndreka do të ketë në këmbët e tij golin e kualifikimit, por .... Kështu, pas katër minutash shtesë, gjyqtari Janku i jep fund “dramës” së “Qemal Stafës”, nga e cila del e fituar një Teutë, tepër cinike dhe racionale në lojë. Pas 2 vjetësh, Teuta i rikthehet sërish finales së Kupës së Shqipërisë, ku do të gjejë një tjetër skuadër kryeqytetase, Tiranën. Për “djemtë e detit”, kjo është finalja e pestë në 10 vitet e fundit. Ndërkohë, që Partizani dështon në tentativën e tij për të arritur finalen e dytë radhazi, duke humbur dhe shansin e fundit për një vend në Evropë. Një fitore që “djeg” dhe imponon ndryshime.
Thanë pas ndeshjes
Sulejman Mema, trajner i Partizanit
Trajneri i Partizanit nuk ka folur për mediat, në përfundim të ndeshjes. Po kështu, edhe ndihmëstrajneri Zhupa dhe që të dy janë larguar pak minuta, pas përfundimit të takimit.
Stavri Nica, trajner i Teutës
“Ndeshja ishte e ngarkuar me shumë emocione. Pasi shënuam golin, loja e skuadrës pati një rënie të dukshme. Ne ramë pre e sulmeve të Partizanit, megjithatë patëm edhe neve, rastet tona për të shënuar, por që nuk u shfrytëzuan mirë nga sulmuesit tanë. Më pas ndeshja u bë më e vështirë për ne, pësuam golin e dytë. Partizani filloi të bënte një lojë me topa të gjatë drejt zonës sonë dhe na krijoi mjaft probleme. Gjithsesi, ajo që vlen më shumë është kualifikimi. Për momentin, i gëzohemi pjesëmarrjes në Kupën UEFA dhe më pas do të mendojmë për të tjerat”.