Sllogani i Partisë Demokratike: "Koha për Ndryshim"

21/04/2005 Parashikohen masa të rrepta sigurie gjatë Kuvendit të pD-së
"Koha për Ndryshim", do të jetë sllogani, që Partia Demokratike do të përdorë në fushatën e ardhshme parlamentare. Sfondi blu, i mbështetur me dy flamuj kombëtar anash, sigla e PD-së në mes, së bashku me slloganin, do të jetë logoja që do të shoqërojë lidershipin e PD-së gjatë turit të prezantimit të kandidatëve në fushatën elektorale. Sipas burimeve në PD, logoja dhe sllogani është hartuar nga specialistët e kompanisë BG & R në bashkëpunim direkt me kreun e PD-së, Sali Berisha. Për herë të parë, para anëtarësisë sllogani së bashku me sfondin shoqërues do të prezantohen në Kuvendin e partisë, që do të zhvillohet në fundin e kësaj jave. Ndërkohë, specialistët e BG & R, anëtarë të KOP, si dhe sektori i organizimit këto ditë po merren me skenografinë dhe organizimin e Kuvendit Kombëtar. Burimet shprehen se kanë konfirmuar ardhjen e tyre në këtë eveniment rreth 15 parti, anëtare të Partive Popullore Evropiane. Ardhja e krerëve të PPE-së ka bërë që edhe masat e sigurisë gjatë dy ditëve të zhvillimit të Kuvendit të rriten ndjeshëm. Organizatorët e PD-së shprehen se, veç masave të sigurisë, që i janë kërkuar Gardës Kombëtare, e cila gjatë ditëve të zhvillimit të kuvendit pritet të shtojë efektivat, përreth Pallatit të Kongreseve dhe brenda tij, PD-ja do të caktojë persona që do të kujdesen për mbarëvajtjen e punimeve të forumit më të lartë saj, por dhe me sigurimin e personaliteteve. Kuvendi Kombëtar i PD-së veç funksionit statutor që ka, siç është zgjedhja e kryetarit të partisë dhe ndryshimet në statut, pritet t’i shërbejë kreut të PD-së Berisha për të prezantuar emrat e 100 kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Në listën e kreut demokrat këtë herë mungojnë rreth 13 emra të deputetëve aktualë.