Akuilani kërkon kalimin tek skuadra e Juventusit
Romë (Start) Ditëve të Akuilanit me Romën duket se po u vjen fundi. Futbollisti është më i vendosur se kurrë për të braktisur Romën, pasi në ekipin verdhekuq nuk po përmbush dot dëshirat e tij. Babai i lojtarit, Klaudio, së bashku me menaxherin e tij, Zavalja, kanë kontaktuar me Blankun dhe Sekon për një kalim të mesfushorit romanist tek “Zonja e vjetër”.
Raportet e lojtarit me shoqërinë verdhekuqe nuk janë nga më të mirat. Lojtari merr 900 mijë euro neto këtë sezon, dhe kërkoi që kjo shifër të shkojë në 2 milion euro, por Rosela Sensi e pati përgjigjen negative në majë të gjuhës. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2010, dhe lojtari nuk ka ndërmend ta shtyjë atë për më tej. Për të pëfituar diçka Roma është e gatshme ta shesë lojtarin tek Juventusi.
Aktualisht klubi i Romës, i drejtuar nga Rosela Sensi, ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike. Bankat kërkojnë shlyerjen e kredive të familjes Sensi, e cila ndodhet në një krizë të rëndë. Kjo mund të sjellë dhe rënien e një prej familjeve më të madha në Romë, e cila ka në pronësi edhe aksionet e klubit të kryeqytetit, një prej më të mëdhenjve në Itali.