Adriano mohon mundësinë e rikthimit në kampionatin Brazilian
Brazilia (Start)- Mundësia e rikthimit të Adrianos në kampionatin Brazilian nuk ekziston. Gilmar Ronaldi, menaxheri i lojtarit, shuan të gjithë zërat që e çonin Adrianon tek skuadra e Fluminenses në Braziliero.
“Nuk ka asnjë marrëveshje me akënd, -deklaroi menaxheri. -Adriano mbërriti mbrëmë në Rio vetëm sepse pati disa probleme me linjën e udhëtimit, dhe iu desh të ndiqte një rrugë tjetër për t’u bashkuar me përfaqësuesen. Nuk ka asgjë rreth kalimit të tij në Brazil, nuk ka asnjë mundësi rikthimi të Adrianos këtu”.
Adriano ndodhet në qendër të vëmendjes së mediave, pasi me gjithë formën e mirë që po kalon, nuk është aktivizuar në ndeshjet e fundit për shkak problemesh me trajnerin Murinjo. Ndeshjen e radhës kundër Portugalisë pritet ta nisë nga stoli.