E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Krasniqi do të vazhdojë karrierën e tij në boksin profesionist

Shtutgart (Start)- Boksieri Luan Krasniqi deklaron se do të vazhdojë përsëri karrierën e tij në boksin profesionist. Deklarata e tij vjen vetën pak ditë pas humbjes me ukrainasin Dimitrenko. Në një intervistë për “Stuttgarter Zeitung”, Luani është shprehur se ai ëndërron akoma titullin botëror.

“Besoj se do të takohemi përsëri, nëse promotori im Klaus-Peter Kohl do të më ofrojë një tjetër ndeshje për të luftuar drejt titullit kampion bote, ose një ndeshje revanshi ndaj Dimitrenkos”, deklaroi ish-kampioni i Europës.

Kosovari i premton dashamirësve të tij se do të ngjitet sërish në renditjen botërore. Atij, për të arritur tek sfida për titullin Kampion Bote, i duhet të fitojë dy ndeshje më përpara.

Ish-kampioni i Europës shprehet mjaft optimist për gazetën gjermane, ku deklaron: “Unë stërvitem vazhdimisht. Nuk mund të heq dorë kështu krejt papritur. Bateritë e mia janë plot, ndihem plot dinamizëm”.

Kjo deklaratë e Krasniqit vjen papritur, kur të gjithë mendonin se me humbjen ndaj Dimitrenkos ai do t’i jepte fund përballjeve të tij në ring.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›