E Diel, 1 Nëntor 2026

Skuadrat milaneze futen në garë për kalimin e Shevçenkos dhe Krespos tek Reali

Madrid (Start)- Milani dhe Interi futen përsëri në garë, këtë herë për shitjen e Shevçenkos dhe Krespos tek Reali i Madridit. Madrilenët kanë bërë publik interesimin e tyre për ukrainasin e Milanit dhe argjentinasin e Interit, por vetëm njëri prej tyre do të kalojë tek Reali. Sulmuesit kanë luajtur së bashkë një sezon tek ekipi i Milanit.

Sipas Markas, të përditshmes iberike, lojtarët janë në një moshë jo të re, dhe kjo mund t’i shtyjë klubet që t’i lejojnë me një shifër të ulët. Sipas AS, menaxheri i argjentinasit Krespo do të takohet sot me drejtorin sportiv të Realit, Pedrag Mijatoviçin.

Lojtarët aktualisht në skuadrat e tyre po ngrohin stolat, shpeshherë përfundojnë edhe në tribunë. Një kalim tek Reali i Madridit, në këto momente, do të thoshte mundësi më të shumta për t’u aktivizuar në 11-shen e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›