E Diel, 1 Nëntor 2026

Hani mendon të aktivizojë Berishën të vetëm në sulm që nga minuta e parë

Baku (Start)- Situata në kampin e përfaqësueses tonë, vetëm pak orë para zhvillimit të takimit me Azerbaixhanin, duket mjaft e mirë. Trajneri Han ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të fituar, por deklaron se do të provojë ndryshime në mënyrën e të luajturit të ekipit.

Në portë është i sigurtë është aktivizimi i Hidit, i cili në pjesën e dytë mund të zëvëndësohet nga Saimir Ujkani. Mbrojtja do të ndërtohet ndryshe, ku në një treshe të parë do të vendosen, Beqiri, Curri dhe Dallku. Përpara tyre do të aktivizohet, Dallku nga e djathta, Bulku në qendër, dhe Vangjeli majtas. Të tre lojtarët do të jenë në shërbim të mbrojtjes dhe të sulmit. Pjesa tjetër e mesfushës do të jetë e përbërë nga Duro dhe Agolli, Skela do të mbështesë nga mbrapa sulmuesin e vetëm, Berishën.

Formacioni i pritshëm: Hidi; Beqiri, Curri, Vrapi; Dallku, Bulku, Vangjeli; Duro, Agolli, Skela; Berisha. Trajner: Ari Han

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›