Mesi vlerëson rivalin e tij, Ronaldon, si më të mirin për “Topin e Artë”
Barcelonë (Start)- Leo Mesi, një nga kandidatët kryesorë, vlerëson Kristiano Ronaldon si më të mirë se veten për të fituar “Topin e Artë”. Mesi, tepër modest, deklatoi për francezen “L’Equipe” se në qoftë se do të kishte të drejtën e votës do të votonte për yllin e Mançesterit, Kristiano Ronaldon.
“Kristiano fitoi dy titujt më të rëndësishëm të sezonit, Premierligën dhe Ligën e Kampioneve, dhe ai ka një meritë në këto trofe”, deklaroi argjentinasi i Barcelonës, Leo Mesi.
Më pas, Mesi vlerësoi Ronaldinjon si futbollistin më të mirë të globit duke shtuar: “Dinjo është futbollisti më i mirë në botë, kur luan me të çdo gjë të bëhet më e thjeshtë. Nuk mendoj se mënyra ime e të luajturit ka ndryshuar, mendoj të bëj fillimisht gjërat që mund të shërbejnë më shumë”.
Deklaratat e Mesit vijnë vetëm pak kohë përpara shpalljes së titullit të Franc Futbollit, ku si kandidaturë kryesore qëndron e tija me të Kristiano Ronaldos. Shumë prej futbollistëve më të mirë të momentit janë shprehur në përkrahje të Mesit për fitimin e titullit, duke marrë në konsideratë thjeshtësinë e lojtarit nga Argjentina.