Akull e dëborë, izolohen plotësisht disa komuna
20/02/2009 Në disa vende trashësia arrin deri në 1 m, Drejtoria e Emergjencave merr masa
Situata e plotë e reshjeve të borës në veri e jug, problemet që janë hasur nëpër qarqe
TIRANË- Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme paraqiti dje të gjithë situatën e reshjeve si dhe masat që janë marrë. Kështu, sipas kësaj qendre, rezulton se gjatë 24 orëve të kaluara rreth 80 për qind e territorit të vendit u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe dëbore. Katër helikopterë, nga të cilët një i Ministrisë së Brendshme, një i Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë vepruar dje në veri të vendit për të zgjidhur probleme të shkaktuara nga reshjet e dëborës të ditëve të fundit dhe për të ndihmuar në raste emergjencash shëndetësore. Janë evakuar disa banorë të bllokuar në aksin rrugor të Qafë-Malit, është evakuar një person i sëmurë nga Kukësi në Tiranë dhe një person tjetër nga Qafë-Prushi në Tiranë.
Situata në veri
Dje në qarkun Shkodër lartësia e dëborës varionte nga 40 cm deri në 1 m. Më problematike situata ka qenë në rrethin e Pukës, ku në disa komuna të këtij rrethi lartësia e dëborës ka arritur në 80 cm. Në Qafë-Mali, për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë ka patur grumbullime bore që kalonte lartësinë 1m. Në Kukës ka pasur reshje shiu dhe reshje të dobëta dëbore. Në orët e vona të pasdites në rrugën Fierzë-Qafë Mali dhe në segmentin e Qafës së Malit për gati 5 orë rruga ka qenë e bllokuar deri në ndërhyrjen nga borëpastrueset. Në qytetin e Kukësit dëbora ka krijuar një shtresë prej 50 cm, por bashkia e qytetit ka angazhuar një fadromë dhe një borëpastruese për hapjen e rrugëve. Komuna e Zapodit, Grykë-Çajës, Kalisht dhe Arrën janë të bllokuara plotësisht. Në disa komuna në zonat malore të rrethit Bulqizë dhe sidomos në Mat, si në Xibër dëbora ka arritur rreth 30 cm dhe Macukull 40 cm. Në qytetin e Peshkopisë dëbora ka arritur rreth 15 cm dhe vazhdon të bjerë, në qytetin e Burrelit është 15 cm, kurse në Bulqizë 8 cm, por nuk ka probleme. Në segmentin rrugor Qafë Bualli – Krastë kalimi bëhet me zinxhirë. Komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Ostren e Trebishtë janë të kalueshme, por me zinxhirë. Lartësia e dëborës është rreth 30 cm. Në Lezhë nuk ka patur probleme.
Jugu e Juglindja
Në Gjirokastër dëbora ka arritur një shtresë prej rreth 30 cm. Për shkak të relievit të vendosjes së qytetit, pjerrësisë së madhe dhe rrugët e shtruara më kalldrëm janë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve. Në Korçë dëbora ka lartësinë 25 cm, por reshjet intensive kanë qenë në orët e pasdites, kryesisht në rrethin e Kolonjës. Të gjitha rrugët qarkullohen normalisht. Në Qafë-Thanë, Qafë-Plloçë dhe Qafë-Qarr lartësia e dëborës ka arritur në rreth 15 cm dhe mjetet qarkullojnë vetëm me zinxhirë për shkak të ngricës dhe akullit. Më problematik ka qenë aksi rrugor Ersekë –Leskovik – Tre Urat sepse lartësia e dëborës është 25 cm dhe ka ngrirë. Në Elbasan ka patur borë kryesisht në disa komuna të rrethit të Librazhdit dhe Malësisë së Elbasanit. Aksi më problematik ka qenë Elbasan –Tiranë kryesisht Qafa e Kërrabës ku lartësia e dëborës i kaloi të 40 cm. Qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë në të gjithë aksin rrugor. Në Vlorë ka probleme vetëm në Qafën e Llogarasë.
Masat në Veri
Në 3 akset rrugore kryesore të Pukës janë angazhuar pesë mjete borëpastruese. Janë angazhuar forca dhe mjete të komisariatit të policisë së Pukës. Aksi Kukës-Fushë Arrës është i hapur për makinat e lehta me zinxhirë. Problemet janë shfaqur në komunat e rrethit të Mirditës, ku janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat e komunave, si komunat Kthellë, Fan dhe Orosh. Në Kukës rrugët nacionale po trajtohen me kripë dhe skorje. Në Dibër po trajtohen me skorje dhe kripë rrugët nacionale. Ndërmarrjet e kontraktuara dhe njësitë vendore kanë angazhuar mjete dhe forca për të hapur akset lidhëse me komunat. Në Lezhë po punohet me mjete në Aksin Milot –Qafë-Benë dhe në aksin Kurbnesh–Lurë.
Jugu e Juglindja
Në qarkun e Korçës mjetet borëpastruese po punojnë në akset problematike dhe rrugët po trajtohen me skorje dhe kripë. Në Gjirokastër, ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve po trajton me skorje dhe kripë segmentin rrugor të Virojit dhe në veçanti Qafën e Muzinës ku problemet e rrëshqitjeve janë prezente nga dëbora e ngrirë. Në Elbasan janë angazhuar 2 mjete, një mjet borëpastrues nga Ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve nacionale. Gjithashtu për të bërë të mundur kalimin e mjeteve në Qafën e Kërrabës, kanë ndihmuar dhe forcat e Policisë Rrugore. Në Vlorë ndërmarrja e rrugëve nacionale ka angazhuar mjete për mbajtjen hapur të aksit të qafës të Llogarasë. Policia Rrugore ka marrë masa për mos lejimin e mjeteve pa zinxhirë në këtë aks.
Gjendja e akseve
Aksi Pukë-Fushë-Arrëz-Kukës është i hapur, por kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Policia Rrugore dhe komisariatet e policisë po ushtrojnë kontroll të vazhdueshëm.
Aksi nacional Peshkopi-Skuraj është i kalueshëm, por duhet të përdoren zinxhirët.
Aksi Pogradec-Korçë është i kalueshëm. Aksi Gjirokastër-Sarandë është i kalueshëm.
Aksi Tiranë-Qafë Kërrabë- Elbasan është i kalueshëm, por nevojitet përdorimi i zinxhirëve. Shtabet e emergjencës në qarqe, njësitë vendore dhe ndërmarrjet po punojnë për monitorimin e situatës dhe zhbllokimin e disa akseve rrugore që lidhin qendrat e komunave të bllokuara me akset nacionale.
Kryeministri shprehet për situatën e reshjeve të dëborës
Berisha: Shtabi i Emergjencave të marrë masat
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha po ndjek në vijimësi situatën e rënduar për shkak të reshjeve dhe stuhive të dëborës e shiut që 24 orët e fundit, kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit në zonat veriore, verilindore dhe jugperëndimore dhe që janë përqendruar e janë më intensive kryesisht në veri të vendit. Kryeministri Berisha i ka kërkuar Shtabit të Emergjencave Civile që të marrë të gjitha masat për të mundësuar kalueshmërinë në akset kryesore të vendit dhe për të mbikëqyrur në vazhdimësi segmentet rrugore problematike, për të garantuar një komunikim të vazhdueshëm të Shtabit të Emergjencës me komunat e bllokuara nga reshjet e dëborës, si dhe mundësimin e komunikimit të komunave të bllokuara me akset rrugore kombëtare. Gjithashtu, prioritet duhet të ketë bashkëpunimi me autoritetet vendore, si dhe asistenca e menjëhershme mjekësore në rast nevoje. Situata aktuale e rënduar nga reshjet dhe stuhitë e dëborës po ndiqet në vazhdimësi nga Kryeministri Berisha. Në veri ka patur bllokime të rrugëve për në komunat Shalë, Shllak dhe Shosh, janë bllokuar disa fshatra të komunave Kelmend, Shkrel, bllokuar janë dhe komunat e Iballës, Qelzës dhe Rrapës ku dëbora ka arritur në lartësinë mbi 90 cm. Ndërsa në jug më problematike janë komunat Pogon e Zagori të rrethit të Gjirokastrës dhe komuna Frashër e rrethit të Përmetit.
Trashësia arrin deri në 70 cm
Reshjet e borës bllokojnë qafën e Llogorasë
VLORË- Reshjet e borës, të cilat kanë rënë gjatë natës së kaluar dhe kanë vazhduar paraditen e djeshme, kanë bërë të pakalueshme Qafën e Llogorasë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve motorike në aksin rrugor Vlorë-Sarandë. Trashësia e borës në rrugë në qafën e Llogorasë ka arritur në 70 cm. Firma private që ka fituar tenderin për pastrimin e borës në Qafën e Llogorasë ka vazhduar gjatë gjithë natën me mjetet e tyre për të pastruar borën nga rruga në vazhdimësi, por sasia e borës që binte pa pushim ka qenë e madhe saqë nuk mund të pastrohej gjatë gjithë gjatësisë së saj. Policia e Qarkullimit Rrugor mbasi ka parë rrezikshmërinë e lëvizjes së mjeteve në këtë aks rrugor ka ndërprerë lëvizjen e mjeteve deri në orët e mesditës, në orën 12.00 janë lejuar të qarkullojnë vetëm mjetet të pajisur me zinxhirë dhe të tonazhit mesatar të përshtatshëm për të udhëtuar në rrugë të mbuluara me borë. Prezent gjatë 24 orëve në zonën e bllokuar kanë qenë dhe punonjësit e ndërmarrjes së rrugëve dhe drejtuesit e kësaj ndërmarrje, të cilët në bashkëpunim dhe me firmën private janë munduar të bëjnë rrugën të kalueshme për automjetet. Sipas Policisë të Qarkullimit Rrugor rruga e Llogarasë është thuajse e bllokuar dhe nuk do të lejohet asnjë mjet motorik të udhëtoj pa zinxhirë dhe nëse rruga bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet, por gjatë natës do të ketë në vazhdimësi reshje të borës, në këto kushte rruga do të jetë e pakalueshme për mjetet motorike sepse paraqet vështirësi dhe rrezikshmëri.
Zonat e thella, probleme me energjinë elektrike
Shkodër, gjendja si në 1985-n
SHKODER- Dëbora e rënë për rreth 18 orë pa ndërprerje ka mbuluar me trashësi të madha të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës. Ndërkohë trashësia e dëborës në zonat malore të qarkut të Shkodrës ka arritur në 1 metër. Situata e ditës së djeshme konsiderohet si e njëjtë me atë të vitit 1985. Sasia e madhe e dëborës së rënë krijoi probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve jo vetëm në zonat rurale, por edhe në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë, ndërkohë që zona të tëra malore u izoluan. Më problematike paraqitet situata në rrethin e Malësisë së Madhe dhe të Pukës ku prej më se 12 orësh mungon energjia elektrike. Aksi Shkodër- Hani Hotit është bllokuar, Shkodër-Pukë qarkullohet me zinxhirë, ndërsa Pukë-Qafë Mali është thuajse i pakalueshëm. Në Malësinë e Madhe komunat Kelmend dhe Shkrel janë të bllokuara. Në rrethin e Pukës qarkullimi rrugor në akset nacionale qarkullohet me vështirësi dhe me zinxhirë. Më problematik mbetet aksi rrugor Fushë Arrës -Qafë mali ku trashësia e dëborës arrin mbi 1 metër ku ka dhe shumë ortekë. Plotësisht të bllokuara janë komunat e thella malore të Iballës dhe të Rrapes.
Elbasan, pezullohet mësimi, bllokohen disa zona
ELBASAN-Reshje të dendura dëbore ka pasur në Qafë-Kërrabë, Qafë-Thanë dhe disa komuna të thella të Elbasanit. Mëngjesin e së enjtes reshjet kanë vazhduar duke shkaktuar problem për qarkullimin në disa segmente. Ndërsa rruga nacionale Elbasan-Librazhd paraqitet e kalueshme me anë të zinxhirëve në shkollën e Gracenit, në Labinot Mal e në disa zona të thella ta qarkut të Elbasanit nuk është zhvilluar mësim. Fatmirësisht problemet me furnizimin me energji elektrike kanë qenë më të pakta. Sipas kryetarit të komunës Gracen, Fadil Salla, mësimi në shkollën në qendër të komunës ku mësojnë me rreth 200 nxënës nuk është zhvilluar mësim. Shkolla pritet të fillojë të premten në rast se reshjet nuk do të vazhdojnë gjatë natës. Shërbimet policore kanë qenë të përqendruara gjatë këtij segmenti, në hyrje të Elbasanit tek ura e Kushës për të sinjalizuar e lajmëruar drejtuesit e mjeteve për atë që i priste dhe në afërsi të Gracenit ku bora dendësohej. Gjatë gjithë ditës mjetet që qarkullonin në këtë segment janë lajmëruar për përdorimin e zinxhirëve. Probleme janë konstatuar edhe në komuna të thella si ajo e Gjinarit, Labinot-Mal, Funar ku mësohet se është i bllokuar segmenti rrugor Letan-Mollagjesh në drejtim të komunës Funar dhe disa segmente të tjera rurale. Po kështu situatë problematike paraqitet edhe në Librazhd. Segmenti i Qafë-Thanës ka qenë i kalueshëm me vështirësi. Shtabi i Emergjencave pranë prefekturës Elbasan konfirmon se e bllokuar paraqitet zona e Qarrishtës ku dy fshatra konsiderohen të bllokuara dhe zona e Rrajcës.
Probleme në shumë komuna
Paralizohet lëvizja në Berat-Fier
BERAT- Dita e djeshme ka qenë e bardhë dhe për qarkun e Beratit ku rreth mesditës reshjet e dendura të dëborës kanë mbërritur deri në qytet. Dhe pse në krahasim me pjesën tjetër të vendit reshjet nuk kanë vazhduar gjatë në disa zona malore të kësaj zone ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. Sipas të dhënave të para, vështirësi në qarkullim si pasojë e reshjeve të dëborës ka pasur në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit përgjatë aksit rrugor Berat–Fier ku trashësia e dëborës ka arritur rreth 20 centimetra. Po këto burime kanë pohuar për gazetën dhe pse trashësia nuk është shqetësuese drejtuesit e mjeteve të pa përgatitur dhe pajisur me zinxhirë nuk u lejuan të kalonin për mos shkaktimin e aksidenteve. Probleme ka pasur dhe në disa prej rrugëve rurale si rruga për në komunën e Sinjës dhe qafa e Tërpanit përgjatë aksit të vjetër rrugor Berat –Përmet. Burime të prefekturës bëjnë me dije se menjëherë është urdhëruar Drejtoria e Rrugëve ku me mjetet e saja si fadroma dhe pastrues të ndryshëm të shkojnë në pikat e bllokuara dhe të punojnë për zhbllokimin e tyre, ndërkohë nga ana e sektorit të qarkullimit rrugor pranë Drejtorisë së Policisë janë shpërndarë shumë efektivë në të gjitha akset rrugore.
Borë pas 10 vjetësh në Sarandë
Gjirokastër, izolohen 5 komuna
GJIROKASTËR - Pesë komunat e prefekturës së qarkut të Gjirokastrës, Zagori, Pogon (Gjirokastër), Progonat, Buz (Tepelenë) dhe Frashër (Përmet), që ndodhen mbi 600 metra mbi nivelin e detit, janë izoluar gjatë ditës së djeshme nga reshjet e dëborës.
Në pesë komunat e izoluara nga dëbora, nuk ka pasur asnjë urgjencë nga banorët. Ndërkohë mëngjesi i ditës së enjte ka sjellë flokë dëbore edhe në peizazhin e Sarandës dhe të Delvinës. Nëse brenda në qytetin e Sarandës reshjet e dëborës kanë mbërritur të shkrira, në periferitë e afërta e malore të saj, bardhësia e dëborës ka qenë e prekshme, sikurse edhe në Delvinë. Vështirësish të kalueshme kanë qenë disa akse rrugore, sidomos në rrugën e bregdetit, në afërsi të Volloderit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Sarandës.
Ndërsa është paralizuar për pak kohë qarkullimi i automjeteve që shkon drejt qytetit të Delvinës nga rruga e vjetër.