E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akullorja të bën të lumtur

17/05/2005  Të hash një akullore të bën të lumtur. Por kjo nuk është ndonjë gjë e re. Dakord, por tani kemi provën shkencore që vërteton ndjenjat e të apasionuarve pas kupave me akullore. Lumturia është tek një lugë akullore, dhe këtë e kanë vërtetuar shkencëtarët e Institutit Psikiatrik të Londrës. Sipas tyre akullorja aktivizon të njëjtat qendra të kënaqësisë që gjendjen në tru që stimulohen edhe nga fitorja e një lotarie apo gjatë dëgjimit të muzikës së preferuar. Shkencëtarët londinezë kanë analizuar reagimet e trurit te disa persona që janë duke shijuar me shumë nge një akullore me vanilje. Gjatë eksperimenteve atë kanë vënë re një reagim të menjëhershëm të atyre zonave ku aktivizohet nga ndjenjat e kënaqësisë. Mes këtyre është edhe zona e orbitës ballore të trurit. Don Darling, një kompani ndërkombëtare që ka financuar kërkimin, si dhe ka furnizuar me akullore shkencëtarët, ka deklaruar “se është hera e parë që tregohet dhe vërtetohet lidhja midis lumturisë dhe akullores. Mjafton një lugë akullore për të arritur në qendrat e kënaqësisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›