E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në komisariate nuk ka letra e stilolapsa

16/05/2005  TIRANË- Komisariatet e Tiranës nuk kanë fletë formati e stilolapsa për të shënuar denoncimet e kallëzimet penale. Alarmi jepet për gazetën "Metropol" nga burime policore pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilat theksojnë se përveç fasadës së riorganizimit të komisariateve, në brendësi egzistojnë edhe probleme që në pamje të parë duken qesharake. "Përveç mungesës së përgjegjësisë në organizimin e punës për sektorët e kriminalistikës dhe të rendit, inspektorët dhe agjentët janë të detyruar të blejnë me paratë e tyre sendet që iu duhen për punën e tyre. Ndërsa problemet madhore që shqetësojnë strukturat e policisë, janë mungesa e një arkivi të plotë të të gjitha ngjarjeve, dosjeve, etj., të cilat më pas krijojnë një konfuzion në radhët e policisë"-citojnë burimet policore. Nga ana tjetër, ngarkesa që hasin të gjitha sektorët e policisë në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit, është tepër e madhe, ndërkohë që kërkesa e llogarisë është tepër e madhe. Mungesa e këtyre mjeteve, si letra, stilolapsa dhe disa materiale të tjera të këtij kalibri, ka krijuar mungesën e seriozitetin në punën e uniformave blu, të cilat përballen përditë me elementë kriminalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›