Hajdutët vjedhin 10 mjete në ditë
16/05/2005 Sipas burimeve policore, mbi 1000 mjete te vjedhura, s’ka autorë
TIRANË- Në Tiranë vidhen mesatarisht 10 mjete në ditë. Alarmi i ditëve të fundit jepet për gazetën "Metropol", nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe të Prokurorisë, të cilat kanë bërë të ditur se hajdutët, nuk kanë kursyer as policë e funksionarë, të cilët më pas kanë bërë denoncimet në komisariatet përkatëse. Sipas denoncimeve të ardhura në Prokurorinë e Tiranës për vjedhjen e autoveturave, rezulton se në ditë, në kryeqytet, grabiten mesatarisht dhjetë makina. Ndërsa në një njoftim për shtyp të dhënë disa ditë më parë, Drejtoria e Policisë së Tiranës pohonte se, gjatë këtij viti rezultonin 137 automjete të vjedhura në kryeqytet e rrethinat e tij. Sipas burimeve të policisë, dy zonat më të preferuara nga hajdutët e makinave në kryeqytet janë; “Parku Rinia”, pranë kompleksit “Taivan” dhe parkingjet pranë stadiumit “Qemal Stafa. Burimet e bluve shprehen se, afro 10 agjentë policie vëzhgojnë makinat e parkuara pranë “Taivanit” çdo 24 orë, por prapë kjo mbetet zona ku vidhen më shumë makina. Gjithashtu, edhe pranë stadiumit “Qemal Stafa”, agjentë të shumtë survejojnë zonën, por ende nuk është bërë i mundur parandalimi i vjedhjes në masë të autoveturave, përfundojnë burimet.
Hetimet e destinacioni
Gjatë vitit 2004 dhe katër muajve të 2005-ës, rezultojnë më shumë se 1000 automjete të vjedhura në kryeqytet, që nuk u është zbuluar autori. Ndërsa numri i makinave të vjedhura gjatë kësaj periudhe është më i madh. Mësohet se shumica e makinave shiten, ndërsa pjesa tjetër çohet në pikat e serviseve, ku merren pjesët e këmbimit ose shitet si hekur. Shkak i moszbulimit të autorësisë së vjedhjeve të këtij numri të madh të autoveturave, duket se është “profesionalizmi” i hajdutëve, pasi në shumicën e rasteve, nuk janë gjetur gjurmë të tyre në vendngjarje. Ndërsa zbulimi i autorësisë së këtyre vjedhjeve, është kryer nga policia kryesisht në kushtet e flagrancës, nga agjentët që kanë shërbyer pranë zonave më të nxehta të grabitjeve të makinave në kryeqytet. Burimet e organit të akuzës, shprehen se hetimet për zbulimin e autorësisë së këtyre vjedhjeve, janë përqëndruar në informacionet operative të mbledhura nga policia dhe verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve të mjeteve në qarkullim. Burimet pohojnë se, nga verifkimet e kryera prej policisë, ka rezultuar se një pjesë e autoveturave të cilat janë vjedhur vite më parë, janë ende në përdorim nga persona të cilëve u janë shitur pa pasur dijeni për këtë fakt. Ndërsa kontrollet në pikat e servisit për shitjen pjesë-pjesë të makinave të vjedhura, nuk kanë zbuluar raste të shumta, përfundojnë burimet.