Minatorët e Manzës, protestë,“harrohen“ pensionet e tyre

17/05/2005 Grumbullohen para prefekturës, Ingrid Shuli nuk i pret
DURRES - Një përfaqësi e minatorëve të Manzës i janë drejtuar
prefekturës së Durrësit, për të kërkuar zgjidhjen e kërkesave të tyre. Kërkesa për të takuar prefekten Ingrid Shuli është bërë kohë më parë, por dje ata janë detyruar të kthehen, pa mundur të
shtrojnë ankesën e tyre, pasi takimi i përfaqësisë është shtyrë, ndërkohë që zyrtarisht nuk u është bërë e ditur arsyeja.
Përpjekjet
Ndonëse ata kanë ndërmarrë disa nisma deri në strukturat e larta të shtetit, për të fituar të drejtën e pensionit të pleqërisë, minatorëve u është dashur të nisin nga e para përpjekjen për të gëzuar pensionin.
Njëri nga anëtarët e kësaj përfaqësie, Neki Medolli, ka thënë se 500 ish-minatorët, që ata përfaqësojnë, kanë kërkuar zbatimin e ligjit, ndërkohë që ata janë shprehur se nuk mund të pranojnë të
trajtohen me 5100 lekë në muaj siç është vepruar që prej 5 viteve.
“Ne kemi minatorë, të cilët kanë 32 vite punë në nëntokë, që kur kanë nisur punimet sekondare për ndërtimin e minierës së qymyrgurit në Manzë, në vitin 1968 dhe që aktualisht nuk trajtohen me pension, por me 5100 lekë në muaj si trajtim minatori, shumë kjo që nuk mjafton as për të blerë ilaçet”, shprehet Medolli.
Pasi kanë marrë përgjigje negative në Institutin e Sigurimeve
Shoqërore, Ministrinë e Industrisë dhe Minierave dhe Ministrinë e Punës, ata i janë drejtuar edhe Avokatit të Popullit, por pa mundur të shtrojnë për zgjidhje të drejtën e tyre për të përfituar pensionin e pleqërisë.
Ka qenë presidenti i Sindikatës së Pavarur të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, ai që i ka nxitur ata t'i rikthehen rrugës së gjatë, duke trokitur sërish te prefektura e Durrësit dhe më pas në instancat e tjera të larta.
Minatorët kanë thënë se nuk duan trajtim, të cilën ata e vlerësuan si lëmoshë, por pensionin e pleqërisë.
Edhe shumën e cilësuar si trajtim i veçantë, minatorët thonë se duhet të tërhiqet në Durrës dhe kjo u ka kushtuar minatorëve sorollatje pa fund, pasi, krahas shpenzimeve, detyrohen të shkojnë e të vinë nga Manza në Durrës disa herë.
Diferencimet
“Miniera ka pasur 3 mijë punëtorë dhe shumë prej tyre kanë fituar të drejtën e pensionit të pleqërisë, ndërkohë që 500 minatorët, të cilët janë larguar nga puna pas vitit 2000, për shkak të mbylljes së plotë të minierës, janë përjashtuar nga e drejta e përfitimit të pensionit”, ka thënë Medolli.
Nga ana tjetër, ai ka pohuar se të drejtën për pension e kanë përfituar edhe një pjesë e mintarorëve, që janë mbajtur në punë pas vitit 2000 deri më tani dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi te pjesa tjetër e minatorëve.
Ne nuk duam ndihmë, por pension, kanë deklaruar përfaqësuesit e minatorëve, pasi kemi punuar një jetë në minierë.
Minatorët, të cilët kishin 10.5 vite punë në nëntokë dhe që mbushin moshën 50 vjeç, e kanë përfituar të drejtën e pensionit të pleqërisë, ndërkohë që 500 minatorët, që kanë nënshkruar protestën, thonë se kanë punuar më i pakti 16 vite dhe kanë kaluar të 55 vitet e jetës.
Shumë minatorë të kësaj miniere, minierë e klasifikuar si ndër më të vështirat në vendin tonë, për shkak të lagështisë, rrezikshmërisë së shembjes, çlirimit të gazit karbonik, gazit të metanit e dyoksidit të karbonit, kanë përfunduar invalidë, ndërkohë që atyre u është mohuar e drejta e pensionit.
“Askush nga ne nuk i thonim shokut puna e mbarë, por dalsh shëndosh nga nëntoka, pasi futeshin deri në 3500 m thellësi”, thotë 56-vjeçari Medollari.