E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ushqimet që të mbajnë në formë

17/05/2005  Është shumë e rëndësishme që për të pasur një trup të bukur duhet të tregojmë kujdes të veçantë për produktet dhe ushqimet që konsumojmë. Një pjesë e tyre konsiderohen si të rrezikshme për shëndetin e njeriut, dhe që ndikojnë negativisht në formën fizike. Ndërkohë që të tjera ushqime dhe produkte këshillohen të konsumohen rregullisht. Ja disa nga ushqimet që të ndihmojnë të ruash një formë fizike të shkëlqyeshme.

1. Vitamina K, konsiderohet si mjaft e rëndësishme në dietën e të ushqyerit tonë, pra konsumoni sa më shumë luleshtrydhe, e cila i bën kockat tuaja sa më të forta.

2. Larg veseve që dëmtojnë regjimin e përditshëm ushqimor. Zgjidhni mes duhanit dhe shëndetit, ndaloni duhanin dhe zëvendësojeni atë me një gjimnastikë mjaft aktive.

3. Hani sidomos në mëngjes sa më shumë produkte me bazë fibre si: gruri, thekra, orizi, për të forcuar muskujt, në këtë mënyrë do të përballoni aktivitetin e ngjeshur të ditës tuaj.

4. Nëse doni të shmangni problemet me sytë, mos largoni asnjëherë nga dieta juaj qepët. Ndihesh keq pasi ke ngrënë një gjellë me qepë, por efekti i saj kurues është i çmuar.

5. Për ata që duan të rrisin imunitetin e trupit të tyre, sugjerohet gjumë i mjaftueshëm. Mos flini më shumë sesa duhet, gjumi i kënaqshëm është një motor për ditën tuaj.

6. Që truri juaj të jetë në rregull dhe të keni kujtesë të fortë hani ushqime që përmbajnë acid folik, në këtë mënyrë nuk do të keni problem për të fiksuar axhendën e ditës.

7. Qëndroni larg infeksioneve të gojës, duke përdorur shpesh ushqime me bazë fluorin, mos harroni infeksionet e gojës luajnë rol mjaft negativ edhe për qarkullimin e gjakut.

8. Presioni i gjakut luan një rol të madh në aktivitetin tuaj, për këtë qëllim sugjerohet përdorimi i brumërave, sigurisht pa e tepruar, pasi ato janë të nevojshme për një dietë.

9. Kripa ka një rol jetësor në trupin e njeriut, përpiquni që të përdorni atë në një nivel konstant për të shkathtësuar shqisat, nëse e teproni do të keni shqetësime me shikimin.

10. Për ata që urrejnë dhimbjen e bezdisshme të kokës, ilaçi më i mirë është peshku dhe nënproduktet e tij. Të paktën një herë në javë peshku duhet të jetë pjesë e dietës tuaj.

Mos hiqni dorë nga mëngjesi

Ngrënia e mëngjesit është një domosdoshmëri, pasi të ndihmon në forcimin e zemrës. Ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”. Sipas një studimi, dhjetë gra me një peshë normale për një periudhë 14-ditore, me një rotacion kanë ngrënë në një ditë 2 vakte dhe një periudhë të dytë 14-ditore me tre vakte në ditë. Periudha gjatë të cilës nuk është ngrënë mëngjesi, ka rritur në mënyrë të ndjeshme nivelin e kolesterolit Ldl, i dëmshëm për organizmin si dhe ulur nivelin e insulinës. Kjo gjë, sipas shkencëtarëve amerikanë, ndikon negativisht në funksionimin e zemrës. Kështu që, ata këshillojnë se të nisësh ditën duke ngrënë diçka, qoftë edhe të lehtë, është shumë e rëndësishme dhe e shëndetshme. Sidomos kur në mëngjes konsumohen drithëra. Ndërkohë që në një tjetër studim, ku janë vlerësuar të dhënat shëndetësore që lidheshin me mënyrën e jetesës të

85.000 mjekëve amerikanë, për një periudhë 5-vjeçare, është vërejtur se vdekshmëria nga shkaqet kardiovaskulare ishte e lidhur me konsumimin e drithërave të papërpunuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›