Malazezi që u shiti raketat shkodranëve,në pyetje për të fshehtat e trafikut
16/05/2005 Prokuroria ka rritur në konkluzionin se, një prej malazezëve të arrestuar disa ditë më parë nga autoritetet e drjetësisë së vendit të tyre, është pikërisht personi që u ka siguruar dhe shitur raketat tre shkodranëve. Lajmi është bërë dje i ditur, nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se hetimi i kryer nga malazezët ndaj tij, do të jetë mjaft i vlefshëm rreth trafikut të armëve që ka kaluar edhe në Shqipëri. Sipas burimeve, dëshmia e malazezit të dyshuar si shitësi i raketave, mund të hedhë dritë mbi trafikun e armëve në Ballkan. Kjo, pasi pritet që të sigurohen informacione për të tjerë shqiptarë të implikuar në trafikun e armëve dhe të lëndëve plasëse në Ballkan. Nga burimet e organit qendror të akuzës, mësohet se nga kontakti me Prokurorinë e Malit të Zi, është konkluduar se një nga tre të arrestuarit atje, u ka shitur raketat tre shqiptarëve. Por, burimet nuk e bëjnë të ditur emrin e tij për arsye të sekretit hetimor. Nga ky hetim i përbashkët, pritet të sigurohen prova për burimin e armëve dhe linjat e këtij trafiku. Gjithashtu, po punohet për sigurimin e provave ndaj personave të dyshuar si anëtarë dhe organizatorë të kësaj bande të trafikut ndërkombëtar të armëve, theksojnë burimet.
Arrestimet
Policia e Malit të Zi, arrestoi disa ditë më parë, tri persona të dyshuar për sigurim dhe trafikim armësh, konkretisht tri raketave tokë-ajër tip “Strela 2-M”, që u kapën në fund të dhjetorit ’04 në Vorë të Tiranës. Dragan Radoviç, 30-vjeç nga Nikshici i Malit të Zi, dyshohet se në bashkëpunim me bashkëqytetarët e tij, Zoran Paviçeviç 48-vjeç dhe Branko Sariç 58-vjeç, kanë siguruar dhe shitur tri raketat shkodranëve në fund të vitit të kaluar. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, pranë qytezës së Vorës, ranë në pranga katër transportuesit, ndërsa po bëhej shkëmbimi i raketave me shumën e parave 100 mijë euro, të paracaktuara. Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Mentor Cami dhe Armir Troshani, u arrestuan nën akuzën e trafikimit të armëve të lehta në bashkëpunim.