E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohen në Kombinat tri hajdutë xhepash

16/05/2005  TIRANË- Policia e Kombinatit arreston tre hajdutë xhepash. Burime të këtij komisariati thanë dje se, pas një aksioni të uniformave blu, është arritur prangosja e Ymer Rinajt, Altin Shabanit dhe Fatjon Aliajt, relativisht në moshë të vogël, të cilët prej disa muajsh grabisnin kalimtarët e pasagjerët e autobuzit të linjës Qendër-Kombinat. Aksioni i ditës së djeshme, erdhi pas disa informacioneve paraprake që dispononin efektivët e këtij komisariati rreth aktivitetit të tyre. Madje, kanë shërbyer disa kallëzime për vjedhje sendesh të ndryshme, si celularë, bizhuteri, por edhe vlera monetare, si pika referimi për aksionin e ditës së djeshme. Sipas burimeve të komisariatit numër 6, në Kombinat, Rinaj, Shabani dhe Aliaj, e ushtronin këtë aktivitet prej të paktën 4 muajsh, ndërsa mbaheshin vazhdimisht nën vëzhgim nga agjentët e komisariatit, deri në grumbullimin e materialeve që do të fajësonin plotësisht këta shtetas. Ditën e djeshme, ata janë prangosur në banesat e tyre dhe janë shoqëruar menjëherë në qelitë e paraburgimit, në të cilat ata janë duke u marrë në pyetje nga ekspertët e kriminalistikës, deri në sqarimin e plotë të të gjitha veprave penale që ata kanë konsumuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›