E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza, 26 vjet burg trafikantëve të armëve

 

TIRANE – Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dje 26 vjet e 8 muaj heqje lirie në total për një shtetas kosovar dhe tre shqiptarë nga Burreli të akuzuar për trafik armësh. Në seancën e djeshme në ngarkim të Ali Pecit, Naim e Behar Dungut dhe Shaban Sulmetës, njëri prej të cilëve ish-nënoficer në Repart Ushtarak, përfaqësuesi i akuzës paraqiti përpara pesëshes gjykuese konkluzionet përfundimtare të prokurorisë. Sipas prokurorit të çështjes, nga hetimet e zhvilluara dhe provat e siguruara vërtetohej fajësia e katër të pandehurve për përfshirjen e tyre në trafikun e armëve. Në përfundim, prokurori kërkoi dënimin me nga 7.4 vjet heqje lirie për Ali Pecin dhe Naim Dungun, 7 vjet heqje lirie për Behar Dungun, si edhe 6 vjet e 8 muaj burg për Shaban Sulmetën. Në dënimin përfundimtar për të pandehurit u mor parasysh edhe fakti, që gjykata kishte pranuar për ta gjykim me kohë të shkurtuar. Hetimi që ka çuar në pranga të pandehurit kishte nisur për një linjë të trafikut të klandestinëve. Më vonë, gjatë përgjimeve telefonike të së pandehurve, ishte kuptuar se bëhej fjalë për trafik armësh. Gjatë prangosjes së tyre në prill të vitit 2008 policia u bllokoi 6320 fishekësh të kalibrit 7.62 mm të modeleve ‘54 dhe ‘56.          ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›