E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria mund Maltën 5-2, ndizen shpresat për kualifikim

 

Shqipëria e sallës i ka ndezur shpresat vetes për të kaluar në turin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian "Hungari 2010", teksa ka fituar 5-2 me Maltën. Përtej kënaqësisë së delegacionit shqiptar për këtë sukses me Maltën, kuqezinjtë e sallës patën kënaqësinë edhe të "hakmarrjes" për atë barazim të kombëtares së madhe më 11 shkurt, 0-0. Ndryshe nga ndeshja e parë me Greqinë, kuqezinjtë tanë janë më pranë portës malteze. Rrezikojnë shpeshherë me Manastirliu, Samarxhi, Bllacën, Lumanajn etj, por goli vonon dhe tensioni rritet. Jo vetëm kaq, por nga ana tjetër dhe maltezët janë të rrezikshëm me Borg, Axhuis, por Psatha është i pathyeshëm. Atëherë kur mendohej që pjesa e parë do të përfundonte në barazim 0-0, ka ardhur goli i avantazhit për tanët nga Zamir Lumanaj, futbollisti që duket se ia ka marrë dorën maltezëve, pasi vitin e kaluar, me dy golat e tij në të 2' dhe në të 11', Shqipëria mori trepikëshin në fitoren 2-1. Me golin e Lumanajt Shqipëria ka hyrë më e qetë në dhomat e zhveshjes, ndërsa pjesa e dytë është një tjetër "melodi". Kuqezinjtë dominojnë, ndërsa në të 25' vjen goli i dytë. Pas pasimit të artë të Lumanajt shënon Roald Halimi. Ka kohë dhe për të tjerë gola për tanët, ndërsa në një aksion model të Halimit shënon dhe futbollisti i "KS Ali Demit", Erion Hoxha. Nuk do të mbetej pa shënuar dhe golashënuesi më i mirë i grupit B të kampionatit të gjashtë kombëtar të futbollit të sallës, me 13 gola, futbollisti i Flamurtarit, Artan Qopekaj. Një dopietë e tij dhe në të 30', Shqipëria e sallës, si asnjëherë tjetër, e sheh veten në një avantazh të thellë 5-0. Rastet nuk kanë mbaruar, ndërsa mund të kishte të tjerë gola për kuqezinjtë. Por fundi ka lënë një shije jo të mirë, sepse janë pësuar dy gola, që e kanë bërë bilancin total të golave të kuqezinjve 0.

REZULTATET E GRUPIT C

Maltë - Shqipëri   2-5
Greqi - Gjeorgji    5-0

Renditja        Ekipi                           N          P
1) Greqia       2          6
2) Shqipëria   2          3
3) Gjeorgjia   2          3
4) Malta       2          0

Dita e tretë
(22 shkurt 2009)
Shqipëri - Gjeorgji
Malta - Greqia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›