E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza: 39 vjet burg për britanikët që abuzuan me fëmijët

Gazeta zbardh pretencën e Prokurorisë ndaj të pandehurve të Qendrës “Fëmijët e tij”
Thimi Samarxhiu

TIRANË - Skandalit më të bujshëm seksual më të mitur, po i vjen fundit. Prokuroria e Tiranës kërkoi ditën e djeshme dënimin me 39 vite burg për dy shtetasit britanikë, Dino Christodouloun dhe Robin Xhejms Arnold, të akuzuar për “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më të mitur”. Përveç këtij dënimi, organi i akuzës kërkoj nga gjykata që këta të pandehur, pas përfundimit të dënimit në burgjet tona, të shpallen edhe persona të padëshirueshëm “Non grata” në vendin tonë. Pas shqyrtimit të të gjitha provave të administruara dhe dëshmitë e fëmijëve të abuzuar të qendrës “Fëmijët e tij”, e drejtuar nga Dejvid Braun, prokuroria kërkoj dënimin me 22 vite burg për Christodouloun dhe me 17 vite për Arnold.

Skandali
Skandali më i bujshëm i abuzimit seksual me të mitur, i ndodhur në Shqipëri, nisi të zbardhej pas denoncimit të bërë nga shtetasja holandeze, Xhakoba Diken (Jacoba Dikken), e cila kishte punuar më parë në këtë qendër. Në këtë kallëzim, ajo u bënte me dije autoriteteve skandalet dhe abuzimet që kryheshin në këtë qendër. Menjëherë pas marrjes së këtij kallëzimi, prokuria nisi punën, dhe më datë 15.05.2006 dorëzoi dosjen në gjykatë, me të pandehurit Xhon Dejvbid Braun, Dino Christodouloun, Robin Xhejms Arnold dhe Janaq Papleka, ky i fundit i akuzuar vetëm për mos-kallëzim krimi. Gjatë kohës së nisjes së procesit, dy shtetasit anglez, Christodouloun dhe Arnold nuk ndodheshin në Shqipëri dhe shteti kishte nisur proceduarat e ekstradimit të tyre. E ndodhur në këto kushte, gjykata vendosi të veçojë dosjen dhe të nisë procesin vetëm për drejtuesin e qendrës, Dejvid Braun, i cili, në përfundim u dënua me 20 vite burg, për të njëjtën vepër me të cilën akuzohen edhe dy bashkëpunëtorët e tij. Gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesja e organit të akuzës kërkoi nga gjykata që në dhënien e vendimit, të merret parasysh fakti se i pandehuri Robin Xhejms Arnold ka qenë i dënuar edhe dy herë të tjera në Angli për të njëjtën akuzë.

Rastet e abuzimit
Sipas organit të akuzës, është provuar se Dino Christodouloun ka kryer marrëdhënie homoseksuale me 7 fëmijë dhe më konkretisht me D.A. i datëlindjes 1998, A.Q. i datëlindjes 1996, M.Q. i datëlindjes 1997, E.M. i datëlindjes 2000, D.M i datëlindjes 1999, F.M. i datëlindjes 1998 dhe F.M. i datëlindjes 2001. Ndërsa për Robin Arnold është provuar abuzimi më dy fëmijë, L.K dhe G.B. Duke iu referuar pretencës së prokuorisë, “nga të gjitha dëshmitë e marra gjatë procesit, është arritur të provohet se dy të pandehurit kanë kryer këto abuzime, të cilat janë pranuar përpara gjykatës dhe nga vetë fëmijët e abuzuar nga këta dy të pandehur. Një pjesë e tyre janë thirrur përpara gjykatës, ndërsa për fëmijët që nuk u bë e mundur të gjendeshin dhe të thirreshin për të dëshmiar, organi i akuzës ka lexuar deklarimet që ata kanë dhënë përpara prokurorisë.

Dëshmitë
Një nga pikat më të forta të akuzës kanë qenë dëshmitë që kanë dhënë ish-punonjëset e qendrës “Fëmijët e tij”. Boni Springthorpe (Bonnie Springthorpe) ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se një nga fëmijët i ka treguar se “e urrente Dinon pasi ai i fuste gishtin në lëkurën e organit gjenital, i urinonte në gojë” dhe që të mos tregonte, “e kapte nga këmbët dhe e varte nga ballkoni. Sipas saj, edhe fëmijë të tjerë i kanë pohuar se Dino i puthte duke i futur gjuhën në gojë dhe i detyronte ata që të urinonin në gojën e tij. “Një mbrëmje unë zbrita poshtë në bodrum dhe pashë G., të cilit i kishte futur dorën në pjesën e përparme të trupit dhe i prekte organin gjenital Robinit. Në një rast, Robini u deh gjatë një dasme dhe filloi t’i kapte fëmijët dhe i puthte ata duke i futur gjuhën në gojë. “Atij i thanë që të largohej pasi ne e zbuluam që ai abuzoj seksualisht me L. Dhe G.”, – kishte deklaruar Springthorpe. Ndërkohë që një tjetër ish-punonjës, Nathaniel Levis Davis (Nathaniel Leëis Davis) ka deklaruar: “Dino flinte në dhomën e fëmijëve të vegjël të moshës 4-9 vjeç kur ka qëndruar në fondacion. Dino ma ka rrëfyer një herë se kishte qenë një homoseksual pasiv në të kaluarën dhe se kishte fjetur me një mashkull. Ai fliste se dëshironte të gjente një “nuse të bukur” gjatë kohës që ishte në Shqipëri”. Këtë dëshirë Dino e kishte shprehur në vitin 2006.
Ndërsa përsa i përket Robinit, ai kishte deklaruar se kishte merak një nga djemtë që quhej G.B., të cilit i bleu dhe një makinë me telekomandë. “ Robin i mori të dhënat e hollësishme për G. nga një faqe interneti për jetimoren. “Unë mora vesh në jetimore, se Robin i kishte thënë njërit nga personeli se një nga djemtë, i quajtur L.K., kishte fjetur më të një natë. Davidi, Lea dhe unë e thirrëm L. në dhomë dhe e pyetëm lidhur me këtë gjë. Ai na pohoj se kishte fjetur me Robin dhe se ai i kishte thithur organin gjenital”, - mbylli deklarimet e tij Deivis.

Ekspertimi i kompjuterëve
Një tjetër provë e fortë nga ana e organit të akuzës është dhe ekspertimi që i është bërë kompjuterëve të sekuestruara në qendrën “Fëmiëjt e tij” si dhe kontrollit të e-mail-eve të shkëmbyera. Nga këqyrja e këtyre të dhënave ka rezultuar se më datë 7.10.2004, Robin Arnold, i dërgon një e-mail të miturit G.B., ku ndër të tjera, i shkruan: “Shumë i dashur G.! Ju më thatë në mirëbesim se një djalë tjetër të ka bërë ty të njëjtat gjëra të këqija... është koha për të thënë përsëri dhe përsëri që unë të dua ty, unë të dua ty G. Kam shqetësim prindëror për ty dhe L.”. Një tjetër e-mail, ai i datës 15.04.2004 Deivid Braun i shkruan Arnoldit, duke i thënë: “Robin, ti je versioni më i madh i G. dhe i L., sepse juve i kuptoni dhimbjet e tyre në mënyrë që neve nuk kemi për t’i kuptuar kurrë. Dashuria që ju i dhatë fëmijëve rridhte nga një motiv i pastër.” Por, më i rëndësishëm është e-maili i dërguar nga Robin Arnold për të miturin L.K., ku i shkruan: “ Ti nuk je bërë pis prej asnjërit prej tyre, pasi gjaku i Jezusit ju ka pastruar juve.”

Ekspertimet mjekësore
Ekspertizat mjekësorë tek fëmijët e dhunuar kanë nxjerr në pah se mbi ta është ushtruar dhunë fizike dhe seksuale. Në rastin e D.A. mjekët dalin me konkluzionin se tek ky fëmijë janë konstatuar dëmtime të jashtme trupore, katër prej të cilave janë në të ndenjura dhe dy në anus. Dëmtimet e përshkruara në anus, janë pasojë e manipulimit me gishta por duke mos përjashtuar edhe ndonjë raport të mundshëm seksual anal. Por edhe në raste të tjera, mjekët kanë provuar se ka pasur shenja të dukshme dhune tek ta.
Gjykata vendosi t’i lërë një javë kohë avokatëve mbrojtës për të përgatitur dhe ata konkluzionet e tyre të cilat do të lexohen më datë 29 dhjetor.

TË AKUZUARIT

Deivid Braun – i dënuar më 20 vjet burg
Dino Christodouloun, - prokuroria kërkon dënimin me 22 vjet burg
Robin Xhejms Arnold , - prokuroria kërkon dënimin me 17 vjet burg
Janaq Papleka, - dënuar me gjobë për mos-kallëzim krimi

Kush është Xhon Dejvid Braun?

Drejtuesi i qendrës së abuzimeve “Fëmijët e tij”, Xhon David Braun, tashmë është duke vuajtur dënimin me 20 vite burg dhënë nga drejtësia shqiptare. Braun është angazhuar nga kisha skoceze në vitin 1999 për të ndihmuar popullsinë e Kosovës. Në maj 1999, ai ka hyrë në Shqipëri, duke dhënë asistencë dhe ndihmë për popullsinë kosovare. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai është prekur nga disa fëmijë romë dhe nga mënyra e jetesës së tyre. Pas kësaj, ai vendosi që më datë 20.06.2001 të themeloj fondacionin “Fëmijët e tij”. Në këtë qendër, mbaheshin fëmijë të braktisur nga prindërit dhe që kishin probleme ekonomike, kryesisht të moshës 2-14 vjeç. Në vitin 2002, pjesë e stafit u bë edhe Dino Christodouloun, i cili kujdesej për Qendrën. Por, Dino u largua nga Xhon Deivid Braun në vitin 2004, pas deklarimeve të të miturve lidhur me abuzimet që ky kryente me ta. Këto abuzime mbetën të fshehura deri në momentin e kallëzimit të holandezes Xhakoba Diken, e cila njoftoj prokurorinë lidhur me skandalet seksuale që kryheshin në këtë qendër. Xhon Deivid Braun u dënua nga drejtësia shqiptare me 20 vite burg për “marrëdhënie homoseksuale me të mitur”, edhe pse ai pretendoi gjatë gjithë gjykimit se nuk i kishte kryer ato.

Dëshmia e G.B.

“Një natë Robin erdhi në krevatin tim ku isha bashkë me L.K. dhe bëri seks me ne. Robini na puthte në buzë mua dhe L. dhe na prekte me duar në trup dhe në b.... Një natë tjetër Robin më mori në krah dhe më çoi në banjo për të bërë çiçin dhe më pas më puthi në buzë dhe ma mori b......... tim tek goja e vetë, pastaj më bëri seks. Isha i veshur si gjithmonë, ai më futi (organin e tij gjenital) në b..... time.”

Dëshmia e A.Q.

“Kam fjetur një herë të dhoma e Davidi. Këtë herë ai më ka bërë llafe të pista. Mi hoqi tutat, më rrahu, më gjuajti, mi hoqi brekët, më gjuajti tek b.... Nxorri b........., e kishte të madh, unë qava, sepse ma futi në b.... i kam thënë Davidit se Dino dhe Naçi më gjuanin tek b.... dhe se mi hiqnin rrobat dhe bënin gjëra të këqija me mua.

Dëshmia e E.M.

“Dino sillej keq me ne, ai na rrihte dhe na linte pa bukë. Na lidhte dhe nxirrte b......... dhe prapanicën. Ai më hiqte tutat, ai futi b......... tek b.... ime. Këto gjëra ai i bënte dhe më fëmijët e tjerë. Unë i kam parë vetë kur ai bënte këto gjëra me A dhe D. Pasi mbaroj punë mua filloj me A dhe D dhe pastaj iku duke na lënë të lidhur dhe pa dritë në dhomë.

23 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›