E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi: “Më tepër vëmendje ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara”

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, vizituan Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Durrës, ku jetojnë e arsimohen fëmijë me aftësi të kufizuara. Presidenti Topi dhe bashkëshortja e tij shpërndanë dhurata për këta fëmijë, duke u shprehur atyre urimet më të ngrohta, të sinqerta e prindërore me rastin e festave të fundvitit. Presidenti u shpreh se për këtë kategori fëmijësh duhet treguar më tepër kujdes dhe vëmendje. “Përshëndetjen e parë e kam për ju. Dëshiroj t’ju uroj gëzuar Festën e Krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri! Pa dyshim që është një kënaqësi e veçantë që unë ndodhem në këtë qendër. Ndiej një lloj sadisfaksioni, sepse shikoj një solidaritet të plotë human dhe institucional. Me sa duket kjo ka të bëjë edhe me një traditë të vjetër të qytetit të Durrësit, një qytet i lashtë, i cili të jep në mënyrë të qartë dhe shumë elokuente preferencën e vet të drejtpërdrejtë për mënyrën e komunikimit edhe me këtë kategori të veçantë të fëmijëve, të cilët kanë probleme të karakterit ‘motor’”, - theksoi Topi.

23 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›